Spanja mposht Italinë 3-0

0

Spanja ka fituar derbin e Grupit G ndaj Italisë me rezultat 3-0, grup ky në të cilin gjendet edhe kombëtarja e Shqipërisë.

Përballja mes dy kombëtareve të mëdha evropiane e vlefshme për kualifikimet e botërorit Rusia 2018 i ka takuar vendasve spanjoll, të cilët e kanë dominuar gjithë ndeshjen.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 14 kur mesfushori Isco shënoi një supergol nga goditja e dënimit.

Ishte sërisht Isco që shënoi në minutën e 40 nga distanca dhe dërgoi skuadrat në pushim me rezultatin 2-0.

Edhe në pjesën e dytë kombëtarja La Roya ishte dominuese, teksa arritën të shënojnë edhe golin e tretë dhe siguruan fitoren përballë Azurrëve.

Ishte Alvaro Morata që  shënoi në minutën e 77 dhe vulosi rezultatin përfundimtar të kësaj ndeshjes.

Pas kësaj fitore, Spanja prin Grupin G me 19 pikë, ndërsa Italia gjendet në vendin e dytë me 16 pikë.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.