Spanja e mbyll lojën me Shqipërinë që në pjesën e parë me 3 – 0

0

Shqipëria dorëzohet pa kushte ndaj Spanjës. Kuqezinjtë nuk e përballuan aspak forcën e skuadrës iberike duke u mposhtur me rezultatin 3-0.

Trajneri i skuadrës tonë përfaqësuese Kristian Panuçi nuk u shfaq aspak i dëshpëruar pas humbjes 3-0 kundër Spanjës, përkundrazi tekniku i kuqezinjve u shpreh se skuadra nuk zhgënjeu dhe luajti me dinjitet kundër ekipit iberik. Ai shtoi se përballë Italisë, Shqipëria do realizojë diçka të madhe.

3 golat e pësuar për 26 minuta dhe humbja përballë Spanjës nuk e ka dëshpëruar aspak trajnerin e skuadrës tonë përfaqësuese Christian Panucci, përkundrazi tekniku gjatë pronocnimit të tij për mediat spanjolle u shfaq i kënaqur me paraqitjen e skuadrës tonë kombëtare

“E kishim të qartë se po përballeshim me skuadrën që do të jetë pretendente kryesore në Botëror dhe i njihnim vështirësitë dhe faktin se do të ishte e ndërlikuar, por mendoj se luajtëm mirë. Pashë një skuadër të mbledhur e cila nuk e humbi për asnjë moment logjikën e lojës. Me vjen keq që dhuruam 2 gola, ku duhet të tregoheshim më të përqëndruar, gjithsesi edhe Shqipëria pati shanset e veta për të shënuar dhe nuk besoj se zhgënjyem. Luajtëm me dinjitet kundër Spanjës”

Tekniku Italian foli edhe në lidhje me takimin e rradhës kundër bashkëkombasve të tij që do të zhvillohet të hënën.

“Dëshirojmë të realizojmë diçka të madhe kundër Italisë. Duhet të luajmë deri në vdekje për të shkëputur një rezultat pozitiv. Nuk do të jetë e thjeshtë, por gjtihsesi nuk ndalon askush që të paktën ta provojmë “

Përfaqësuesja shqiptare ka koleksionuar deri më tani në këto eliminatore të kupës së botës, 4 fitore, 1 barazim dhe 4 humbje. Të hënën ndaj “të kaltërve” do të zhvillohet edhe sfida përmbyllëse e kualfikueseve të botërorit “Rusi 2018”.

Nuk pati aspak histori takimi i zhvilluar në stadiumin “Riko Perez” të Alikantes. Spanja kaloi shumë shpejt në epërsi.

Rodrigo Mashado me një kthesë të përsosur gjeti në kundër-kohë Etrit Berishën. Shqipëria e pafuqishme për të reaguar pësoi golin e dytë në minutën e 24-ët.

lsko me një goditje potente realizoi për ekipin e drejtuar nga Lopetegi. Kuqezinjtë u zgjuan për një çast, por Llullaku ishte i pafat duke goditur traversën.

Megjithatë në krahun tjetër iberikët shënuan edhe golin e 3-të. Tiago Alkantara realizoi me kokë, duke shfrytëzuar një harkim nga e djathta.

Në pjesën e dytë Shqipëria u shfaq më pranë portës spanjolle në kërkim të golit të parë. Armando Sadiku gjeti shtyllën pas një tentative me kokë, ndërsa Latifi u ndal nga portieri De Gea.

Me këtë fitore Spanja siguron lejekalimin për në Kupen e Botës, ndërsa Shqiperia tashmë ka vetëm një pikë më shumë se Izraeli i vendit të 4-ët.

 

 

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.