Spanja e kërcënon hapur Katalunjën se do t’ia pezullojë autonominë

0

Spanja e kërcënon hapur Katalunjën se do t’ia pezullojë autonominë, nëse Carles Puigdemont nuk heq dorë nga dëshira për pavarësi. Kërcënimi erdhi përmes zëvendëskryesministres, Soraya Sáenz de Santamaría, një ditë përpara skadimit të ultimatumit të fundit të dhënë udhëheqësit të rajonit të pasur, nga Madridi zyrtar.

“Qeveria e Spanjës e ka një përgjigje të mbështetur gjerësisht nga shumica parlamentare, një shumicë e cila e fton zotin Puigdemont ta diskutojë çështjen aty ku shtrohen në diskutim të gjitha çështjet e rëndësishme të këtij vendi. Ai tani ka mundësinë t’i ndreqë gjërat, të jetë i qartë e t’i rikthehet ligjshmërisë”, tha Soraya Sáenz de Santamaría, zv.kryeministre e Spanjës.

Këmbëngulja e Santamarías për rikthimin e qeverisë katalanase në “legjitimet” është e fortë, por nuk dihet sesa do ta marrë parasysh Puigdemont apelin e saj.

Presidenti i Katalunjës është nën presionin e fraksioneve me shumë ndikim brenda lëvizjes separatiste, të cilat këmbëngulin të ecet përpara me të ashtuquajturën udhërrëfyes të pavarësisë.

Arrestimi dhe burgosja të hënën e dy drejtuesve të Lëvizjes Qytetare për Shkëputje, Jordi Sánchez dhe Jordi Cuixart, vetëm sa i ka ndezur më shumë tensionet, e nuk përjashtohet mundësia që ta ashpërsojë qëndrimin e Puigdemont.

Mes mbështetësve dhe aleatëve të kryeministrit spanjoll, Mariano Rajoy, nga ana tjetër, ekziston ndjesia se ai duhet të veprojë shpejt pas skadimit të afatit të enjten, e të aktivizojë nenin mitik 155, ku theksohet se çdo komunitet autonom duhet të përmbushë detyrimet ndaj shtetit spanjoll, ose rrezikon t’i hiqet pushteti që ka.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.