Sota : E njoh Saimir Tahirin, por me ate nuk kam pasur asnje marredhenie fianciare me të

0

“Eshte e vertete, e njoh Saimir Tahirin, por me ate nuk kam pasur asnje marredhenie fianciare dhe ato euro jane te miat. Nuk di si ta shpjegoj se si patentat e tij dhe te gruas se tij ndodhen ne makinen time, vetem mund te hipotizoj se i ka lene shoferi i Saimir Tahirit, qe eshte shok i imi dhe se ishte ne makinen time nje dite para se te arrestohesha”. Këto jane pjesa me e rendesishme e deklaratave, sipas burimeve te Report TV,  që 25 vjeçari biznesmen, Orest Sota nga Vlora, ka bere ne prokurorine e Elbasanit pas arrestimit nga policia. Sot Gjykata e Elbasanit ka dhënë arrest me burg pa afat Orest Lefter Sota i cili nuk iu bind urdhrit të policisë te ndalonte, ndërsa në automjet iu gjetën 835 mijë euro (shuma e saktë është zbuluar sot pasi dje u raportua për 800 mijë euro) dhe dy patenta në emër të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për drejtimin e mjeteve lundruese e një të bashkëshortes së tij.

Masa e arrestit është dhënë mëngjesin e kësaj të shtune ku gjyqtarja Miranda Konica ka vlerësuar të ligjshëm urdhrin e ndalimit të Prokurorisë. Mbi biznesmenin rëndojnë tre akuza, drejtim pa leje të automjetit, mosbindje ndaj urdhrit të policisë dhe fshehja e të ardhurave. Gjithashtu, me urdhër të Prokurorisë është vendosur sekuestro e shumës prej 835 mijë euro pasi biznesmeni nuk justifikon burimin e të ardhurave dhe destinacionin e tyre.

Orest Suta, tha se 835 mije eurot ishin per te paguar dy kliente te firmes se tij te ndertimit: Nje fabrike hekuri dhe nje fabrike çimentoje, qe te dyja ne zonen e Elbasanit. Parate ishin ne kater çanta, por ne makine, sipas prokurorise, nuk u gjet asnje fature dhe asnje dokument tjeter qe do te konfermonte mjaftueshem justifikimin e Sotes.

Orest Sota u arrestua në flagrancë në datën 1 nëntor në rrugën nacionale Elbasan-Peqin, pasi ka kundërshtuar patrullën e policisë për të ndaluar në pikën e kontrollit. Blutë iu vunë në ndjekje dhe Sota u kap afer fshati Balldren duke drejtuar automjetin tip “Land Rover” pa leje drejtimi. Atij i ishte bllokuar patenta e automjetit një vit më parë. Gjatë kontrollit në automjet iu gjetën dhe iu sekuestruan mbi 835 mijë euro pa dokument shoqërues të origjinës së parave. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar u gjetën edhe 2 patenta të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për mjete lundrimi e një të bashkëshortes së tij për drejtim automjeti.

Burime prane prokurorise konfirmojne per Report TV se te treja patentat jane origjinale dhe jo te falsifikuara sic u tha ne nje moment te pare. Patentat per mjetet lundruese iu dhane Saimir Tahirit me 31 korrik 2017 nga autoritetit detar te Durresit: nje patente e autorizon te drejtoje mjet lundrues deri 20 tonelate dhe e dyta mjet lundrues mbi 100 ton dhe kjo e fundit ne rolin e skipperit. Patenta e trete, e gjetur ne makine e Sotes, i perket gruas se Saimir Tahirit dhe e autorizon te drejtoje automjete te klasit B. Patenta eshte modeli i fundit me format dixhital.

Prokuroria e Elbasanit ngriti disa akuza ndaj 25 vjeçarit me banim në Tiranë atë të drejtimit të automjetit pa dëshmi, mosbindje të urdhrit të policisë dhe fshehje e të ardhurave. Biznesmeni nuk i ka pranuar akuzat dhe ka kërkuar hetim në gjendje të lirë. Por trupi gjykues e ka cilësuar të drejtë kërkesën e prokurorit dhe ka vendosur masën e sigurisë me burg. Avokati mbrojtës, Elis Kovaçi i kontaktuar nga Report Tv u shpreh se do bëjë ankimim në Gjykatën e Apelit, për të kërkuar lirimin e Sotës.

“Me paratë do paguaja firmën e hekurit dhe betonit”
Orest Sota është pronari i firmës ‘Fortis Beton’ ndërsa babai i tij, Lefter Sota është biznesmen në fushën e ndërtimit, tregtimit të hekurit dhe medias. Përpara gjykatës, Orest Sota ka deklaruar se me 835 mijë euro do paguante firmën e betonit dhe hekurit në Elbasan. “Paratë i kisha për të paguar kontraktorët e biznesit në qytetin e Elbasanit”.

Ka qenë një postim në Facebook i Lulzim Bashës një ditë më parë, i cili denoncoi se policia ka mbajtur të fshehtë arrestimin e Sotës. Kreu i PD ka akuzuar gjithashtu edhe sot se Orest Sota po transportonte paratë e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Po sipas Bashës, Tahiri dhe Sota kanë udhëtuar disa herë jashtë vendit me automjetin tip “Land Rover”.

Orest Sota pranon se e njeh Saimir Tahirin, por siguron se 835 mijë eurot e sekuestruara në makinën e tij i nuk i përkasin ish-ministrit te brendshëm. Ndërsa për tre patentat e familjes Tahiri, që iu gjetën në makinë, Sota deklaron se mund te jenë harruar nga shoferi i Tahirit, të cilin e ka mik.

Por ekzistojnë dhe lidhje të tjera jo të drejtpërdrejta mes Orest Sotas dhe Saimir Tahirit. Kompania e Orest Sotës “Eco Construction & Partners” ka qenë nënkontraktore për punimet e kryera ne rikonstruksionin e Komisariatit numër 6 në Tiranë. Kontrata me vlerë 230 milionë lekë të reja u fitua nga kompania “Fusha”, por më pas shoqëria e Orest Sotës u bë nënkontraktore për ekzekutimin e projektit.

Ndërkohë xhaxhai i biznesmenit të ri është një zyrtar i lartë i policisë, dhe në vitin 2015 u emërua komandant i repartit RENEA.

I kontaktuar nga “Shqiptarja.com”, komandanti i RENEA, Vasillaq Sota tha se pas arrestimit të nipit, kjo çështje po kthehet në sulme të funksionit të tij.

“S’mund të merremi akoma me histori se ka një dajë ballist e një xhaxha partizan. Secili mban përgjegjësi për veprimet e veta që kryen, dhe përgjegjësinë le ta mbajë nipi për çfarë ka kryer. Unë gradën në polici e kam marrë me gjak dhe s’ma ka dhënë nipi”, ka pohuar Sota.

I pyetur nëse është informuar nga kolegët e tij për arrestimin e nipit, komandanti i RENEA-s ka pohuar se askush nuk e ka informuar.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.