Sot zhvillohen zgjedhjet lokale në Maqedoni

0

Sot prej orës 07:00 deri 19:00 do të zhvillohen votimet për zgjedhjet lokale në të gjithë Republikën e Maqedonisë. Të drejtë vote kanë 1.8 milionë persona.

Votimet do të mbahen për zgjedhjen e udhëheqësve lokalë në 80 komuna të vendit, ndërsa komuna me numrin më të madh të votuesve është Shkupi.

Zgjedhjet Lokale në Maqedoni do t’i ndjekin plot 5.011 vëzhgues vendorë dhe të huaj, si dhe gjashtë gazetarë të huaj, të akredituar nga KSHZ-ja. Prej tyre me numër më të madh vendor ka MOST-i me 2.843 pastaj Shoqata e qytetarëve ZIHA “Sinergia” 1.829, Civil 191, Instituti për strategji ekonomike dhe marrëdhënie ndërkombëtare Ohër – Shkup 125, Qendra për mirëkuptim dhe bashkëpunim institucional Shkup – CRIS Shkup 17 dhe Qendra e Maqedonisë për kulturë dhe zhvillim gjashtë vëzhgues.

Kurse nga të huajt numër më të madh vëzhguesish ka Misioni i OSBE/ODHIR 198, pastaj Ambasada e SHBA-së në Maqedoni 33, Delegacioni i BE 23, Qendra ndërkombëtare studentore për zgjedhje (IESC) 18… Vëzhgues ka akredituar edhe Zyra e NATO-s në Shkup dhe Ambasada e Federatës Ruse, Shqipëria, Austria, Franca, Britania e Madhe, Suedia, Hungaria, Mbretëria e Holandës, Italia dhe Sllovakia në Maqedoni. Në KSHZ janë akredituar edhe 294 përkthyes.

Avokati i Popullit Ixhet Memeti thekson rëndësinë e respektimit të të drejtës së shprehjes së lirë të vullnetit të qytetarëve, si një ndër të drejtat njerëzore parësore, që kontribuon për krijimin e institucioneve demokratike dhe funksionale për një shoqëri të shëndoshë demokratike.

Në këtë drejtim, Avokati i Popullit apelon veçanërisht te organet kompetente, brenda mundësive dhe kompetencave të tyre të kontribuojnë për zbatimin e zgjedhjeve të lira, në pajtim me ligjin dhe në mënyrë konsekuente të respektohen të drejtat e njeriut.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.