Sokol Cikalleshi dëmtohet gjatë seancës stërvitore

0

Sulmuesi i kombëtares Sokol Çikalleshi është dëmtuar gjatë seancës stërvitore dhe për rrjedhojë do humbasë dy takimet e radhës atë ndaj Spanjës pas dy ditësh dhe Italisë në datën 9 shtator.

Mësohet se Çikalleshi ka lënë grumbullimin e kombëtares në Durrës dhe është larguar në drejtim të klubit të tij në Turqi, Osmanlispor. Çikalleshi pritet të qëndrojë jashtë fushave rreth tre javë.

Pas Bekim Balës i cili mungon prej një kohe të gjatë, problemeve të repartit ofensiv i shtohet edhe Çikalleshi. Alternativat e Panuccit për sulmin janë Armando Sadiku dhe Azdren Llullaku.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.