Skenderbeu u mund nga Partizani me rezultatin e pastër 2-0

0

Skënderbeu del i humbur nga Beogradi, pasi u mund nga Partizani me rezultatin e pastër 2-0. Ndryshe nga tre vite më parë në fushë nuk kishte dhunë, por në stadium nuk pushuan asnjë moment koret raciste dhe provokimet e tifozëve vendas kundër shqiptarëve. Thirrje ‘Kosova është Serbi” dhe kore raciste kishte gjatë gjithë ndeshjes nga serbët.

Përsa i përket kronikës së ndeshjes, serbët shënuan nga një gol në secilën pjesë. Fillimisht ishte Zoran Tosic në të 39’ që shënoi një super gol me goditje dënimi duke çuar ekipin e tij të qetë në dhomat e zhveshjes. Ndërsa në pjesën e dytë Partizani përfitoi nga një gafë e shqiptarëve duke shënuar golin e dytë.

Lilaj humbi një top të dhënë nga Shehi duke ua dorëzuar serbëve të cilët nuk e kishin të vështirë që të shënonin me Leandre Taëamba Kana në të 66’ duke vulosur rezultatin. Shqiptarët tentuan disa herë për të lënë gjurmë, por vendasit u tregun hermetikë.

Me këtë humbje Skënderbeu zbret në vendin e fundit në grup me 2 pikë në 4 ndeshje, ndërsa Partizani është në vendin e dytë me 5 pikë, 5 më pak se kryesuesit e Dinamos së Kievit.

Zhvillimet nga ndeshja Partizani-Skënderbeu në Serbi
90+4′ Përfundon ndeshja, fiton Partizani 2-0 përballë Skënderbeut

77′ Soue gjuan nga jashtë zonës, topi jashtë kuadratit

72′ Radas tenton me një goditje dënimi që të rrezikojë, por pa fat

71′ Jashanica gjuan brenda zonës, pret portieri i Partizanit

66’ Partizani shënon golin e dytë. Lilaj gabon pas një topi të dhënë nga Shehi duke ua dorëzuar vendasve, Tavamba shënon përballë gardianit shqiptar me lehtësi 2-0.

VIDEO/ Partizani i Beogradit shënon golin e dytë ndaj Skënderbeut

60’ Shehi shpëton portën nga goli i sigurt në dy ndërhyrje, në rastin e parë  devijon një parabël të vendasve, ndërsa në rastin e dytë largon topin nga goditja e këndit

52′ Tosiç ndëshkohet me karton të verdhë

48′ Lilaj nga këndi, Radas tenton me kokë por topi shkon jashtë

Nis pjesa e dytë e ndeshjes

45’ Mbyllet pjesa e parë 1-0

38’ Tosic shënon për Partizanin e Beogradit duke mposhtu portierin Shehi

VIDEO/ Momenti kur Tosic shënon gol për Partizanin e Beogradit

35’ Skënderbeu mbrohet mirë duke mos lejuar hapësira për miqtë

34’ Xhejms futet në zonë dhe kërkon hapësirë për të goditur, por bllokohet

32’ Ndërhyrje e gabuar nga serbët, dëmtohet Vangjeli, ndërpritet loja

30’ Shehi rrezikon në tentativë për të larguar nga top nga zona

25’ Tifozët e Partizanit thirrje në kor ‘Kosova është Serbi’

22’ Tentojnë që të dalin në kundërsulm shqiptarët, por bllokohen nga serbët

13′ Portieri i Skënderbeut Shehi grushton një goditje të vendasve

10′ Xhejms tenton të futet në zonë, por topi largohet në goditje këndi

06′ Vangjeli gjuan nga jashtë zonës, pret portieri Stojkoviç

05’ Serbët godasin për herë të parë portën shqiptare, në kohën dhe vendin e duhur pret Shehi

03’ Kore raciste nga tifozët serbë ne stadiumin e Partizanit te Beogradit

19:00 Nis ndeshja Partizani i Beogradit-Skënderbeut e vlefshme për Europa League

VIDEO/ Ekipi i Skënderbeut në dhomat e zhveshjes

Ora 18:45 Dalin formacionet e dy ekipeve

skenderbeu

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.