Skënderbeu barazoi 1:1 në “Elbasan Arena” ndaj zviceranëve të Young Boys, ndeshje kjo e vlefshme për Grupin B të Europa League.
Korçarët kaluan në avantazh në minutën e 64 me anë të sulmuesit Sowe, i cili çoi në rrjetë një pasim të marrë nga Gjergji Muzaka. Goli i sulmuesit nga Gambia bëri që të elektrizohej stadiumi dhe Skënderbeu të ëndërronte tre pikët. Por avantazhi zgjati vetëm 7 minuta, pasi zviceranët u përgjigjën me anë të Asale i cili ekuilibroi shifrat përmes një kundërsulmi duke gjetur të papërgatitur mbrojtjen bardhekuqe.
Rezultati nuk ndryshon deri në minutën e fundit të takimit. Kjo është pika e parë e Skënderbeut në grupin B. Dy javë më parë korçarët humbën në transfertë ndaj Dynamo Kiev me rezultatin 3:1. Ukrainasit fituan edhe në Beograd ndaj vendasve të Partizanit me rezultatin 2:3, duke u renditur në krye të tabelës me 6 pikë, katër më shumë se Young Boys.
Ndërsa korçarët renditen të fundit me një pikë, po aq sa edhe Partizani i Beogradit.
Pjesa e parë e takimit u mbyll me rrjeta të paprekura, pavarësisht rasteve të pastra që kishte Skënderbeu për të kaluar në avantazh.
(Renditja në Grupin B të Europa League)
Formacionet: