Skënderbeu fiton në Kukës me rezultatin 1-2

0

Skënderbeu fiton në Kukës me rezultatin 1-2 duke marrë i vetëm kreun e klasifikimit me 10 pikë.

Ndeshja e sotme ishte e luftuar nga të dy ekipet, por miqtë u treguan më të saktë se vendasit duke triumfuar në fund.

Skënderbeu kaloi i pari në avantazh me Ditën në pjesën e parë, por vendasit nuk u dorëzuan dhe barazuan me Bakajn duke i mbyllur 45’ e para në baraspeshë.

Në të dytën Skënderbeu shënoi golin e fitores me penallti me Lilajn duke dalë fitues nga fusha verilindore.

Skënderbeu konfirmohet si ekipi më i mirë shqiptar i momentit, pasi jo vetëm që po përballon me sukses Europa League, por kryeson edhe në kampionat.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.