Skenderaj, konfiskohen mallra të kontrabandë

0

Në komunën e Skenderajt është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e mallrave të kontrabanduara dhe atyre me afat të skaduar.

Zëdhënësi i kësaj komune, Hajriz Koci, ka thënë që bëhet fjalë kryesisht për mallra ushqimore dhe se ishin të kontrabanduara nga Serbia.

“Bëhet fjalë për mallra të konsumit ushqimor, kryesisht të kontrabanduara nga Serbia dhe që kanë qenë me afat të skaduar. Përveç konfiskimit dhe asgjësimit të këtyre produkteve ne vazhdojmë me gjobitjen dhe procedimin në gjykatë. Deri tani janë konfiskuar mallra në vlerë të mijëra eurove, ndërsa ky aksion do të vazhdoj edhe më tutje” ka thënë Koci në një intervistë në Kosova Direkt të Klan Kosovës.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur që një numër i madh i qytetarëve kanë bërë ankesa në lidhje me produktet me afat të skaduar.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.