Sipas Mediut ky parlament nuk ka vlerĂ« … 😜

0

Kreu i republikanëve, Fatmir Mediu, ka hedhur akuza të ashpra ndaj qeverisë nga foltorja e Kuvendit.

Mediu tha se qytetarët janë ata që organizojnë qeverinë dhe se kjo e fundit duhet të qeverisë në interes të qytetarëve.

Në fjalën e tij, aleati i Bashës tha se kjo qeveri doli nga blerja e votave, duke iu mohuar shqiptarëve të drejtën të flasin vetë.

“JanĂ« qytetarĂ«t qĂ« e organizojnĂ« qeverinĂ« dhe kjo e fundit duhet tĂ« qeverisĂ« nĂ« interes tĂ« tyre. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« qeveri qĂ« doli nga blerja e votave, duke iu mohuar shqiptarĂ«ve tĂ« drejtĂ«n tĂ« flasin vetĂ«. NjĂ« qeveri qĂ« iu ka mohuar shqiptarĂ«ve mundĂ«sinĂ« tĂ« votojnĂ« tĂ« lirĂ«. NjĂ« qeveri qĂ« ka larguar pjesĂ«n mĂ« aktive tĂ« shqiptarĂ«ve. KĂ«shtu, kjo qeveri iu ka mohuar shqiptarĂ«ve tĂ« drejtĂ«n themelore, mundĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar jetĂ«n nĂ« atdheun e tyre”, tha Mediu.

Më tej, kreu i PR sulmoi kryeministrin Edi Rama, duke thënë se shkatërroi Kushtetutën me një djallëzi diabolike dhe ndërtoi një sistem të korruptuar.

“Me njĂ« djallĂ«zi diabolike, Rama shkatĂ«rroi KushtetutĂ«n. NdĂ«rtoi njĂ« sistem tĂ« korruptuar. ShqipĂ«ria ka nevojĂ« pĂ«r drejtĂ«si tĂ« pavarur. Rama deklaroi dje se do tĂ« bĂ«nte vettingun. Pyetja Ă«shtĂ«: Ç’lidhje ka qeveria me vettingun? Parlamenti Ă«shtĂ« shndĂ«rruar nĂ« njĂ« institucion tĂ« pavlerĂ«. ËshtĂ« parlamenti i monologut tĂ« kryeministrit. Ne sot nuk kemi demokraci parlamentare dhe as kushtetuese, por shtet qĂ« shkatĂ«rron çdo ditĂ« tĂ« drejtat. Pasojat do jenĂ« tĂ« dukshme, do ketĂ« rrjedhje tĂ« korrupsionit. Do rriten sĂ«rish taksat. Por edhe shteti kthehet nĂ« njĂ« lloj bande, nĂ«se fut duart nĂ« xhepat e qytetarĂ«ve. Do ndeshim njĂ« fenomen tĂ« ri tĂ« njĂ« eksodi, qĂ« do ketĂ« pasoja tĂ« rĂ«nda nĂ« ekonominĂ« shqiptare”, shtoi mĂ« tej ai.

Share.

About Author

Leave A Reply