Si po heshtin gazetarët përfitues të fondeve sekrete të Kotzias ndaj kërcënimit të Artan Hoxhës nga ekstremistët grekë

0

Prej tre ditësh gazetari investigativ Artan Hoxha është kërcënuar me ekzekutim nga qarqet më ekstremiste, raciste dhe neonazite greke.

Shkak për vënien e Hoxhës nën shënjestrën e këtyre qarqeve ekstremiste ka qënë komenti i tij për ngjarjen e Bularatit, ku RENEA ekzekutoi minoritarin grek Kostantinos Kacifas, i cili për orë të tëra terorrizoi tërë këtë zonë, atë ditë në festë, duke qëlluar drejt uniformave blu me një armë kallashnikov të modifikuar.

Madje Kacifas kërcënoi jo vetëm forcat e policisë shqiptare dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë por dhe vetë përfaqësuesit grekë dhe shqiptarë të niveleve të larta të mbledhur për të festuar 28 tetorin në Bularat, duke i cilësuar tradhëtarë. Mes të cilëve dhe ministren greke të Kulturës.

Ekstremisti i armatosur grek arriti deri aty se me armë në dorë i dërgoi një mesazh dhe kryeministrit grek Tsipras dhe homologut të tij shqiptar Rama, se do t’u vinte radha dhe atyre.

Gazetari Artan Hoxha bëri një koment të shkurtër në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ku përgëzonte policinë dhe RENEA-n për ndërhyrjen profesionale, e cila shmangu marrjen e jetëve njerëzore të pafajshme.

Ky postim i gazetarit arriti të bëhej lajm në dhjetra media greke, që në mënyrë aspak profesionale e kanë etiketuar Hoxhën me terma denigruese, duke nxitur drejt tij një lumë mesazhesh kërcënuese.

Dhe nuk bëhej fjalë vetëm për mesazhe urrejtjeje racore ndaj Hoxhës, por janë qindra mesazhe që e kërcënojnë me jetë duke i thënë se tashmë “e kanë identifikuar, kanë foto dhe video të tij, dhe e dinë kush është”.

Për më tepër Hoxhën po e kërcënojnë edhe ata që ai ka denoncuar pas ngjarjes së Bularatit, anëtarë nga organizata terroriste dhe ekstremiste si Agimi i Artë dhe MAVI.

Pikërisht këta të fundit solli në vëmendje Artan Hoxha, teksa kujtoi masakrën e Peshkëpisë në vitin ’94 kur paramilitarë të organizatës terroriste MAVI hynë të armatosur në territorin shqiptar sulmuan pikën kufitare dhe vranë oficerin Fatmir Shehu dhe ushtarin Arsen Gjini.

Dhe “vulën” gazetari Hoxha e vuri dy netë më parë teksa nxori me zë dhe figurë videon ku shihej ekstremisti grek Kostantinos Kacifas që po qëllonte me automatik kundër forcave të policisë dhe po kërcënonte banorët dhe gjithkënd me vrasje, duke i cilësuar tradhëtarë.

Publikimi i kësaj videoje solli dhe valën e dytë të kërcënimeve me jetë të Artan Hoxhës, ekspozimin e fotos së tij dhe të familjes në të gjitha portalet e mediat greke dhe vënien nën shënjestrën e ekstremistëve më të egër grekë, që tashmë kërkojnë t’i marrin jetën.

Dhe me gjithë këtë zhurmë të jashtëzakonshme të ekstremistëve dhe të mediave greke kundër gazetarit Artan Hoxha, të vetmit që kanë heshtur në mënyrë “heroike” ndaj këtij kërcënimi me jetë kanë qënë shoqatat e gazetarëve të Shqipërisë, janë shumë, dhe gazetarët shqiptarë.

Eshtë e habitshme një heshtje e tillë pasi ato janë parë të reagojnë dhe për ngjarje më të lehta në Shqipëri, në përpjekje të zgjidhjes së ndonjë halli të gazetarëve, ndërsa për kërcënimin me jetë të kolegut të tyre Hoxha nga ekstremistët grekë, ka tre ditë që heshtet.

Një heshtje që na kujton atë heshtjen e para shtatë viteve kur u plagos gazetari i një mediaje televizive Fatos Mahmutaj, që sot është në azil. Madje iu kërkua që ta vetëcilësonte gërvishtje.

Ndërkohë që media orientohej drejt “thikave me helm” dhe “çadrave pistoletë” të opozitës, ishte pikërisht gazetari Artan Hoxha që bëri “gabimin” dhe detajoi një video ku shiheshin qartë forcat e Gardës së Republikës që po qëllonin në “mish” dhe jo lart, duke treguar qartë se ishin ata vrasësit e katër demonstuesve me duar në xhepa si dhe plagosjes së gazetarit Mahmuatj.

As atëherë nuk u prononcuan shoqatat e e gazetarëve të Shqipërisë, të cilat me sa duket i lëviz ose politika ose zgjidhja e halleve personale.

Në këto kushte, duke mos e besuar praninë e gazetarëve, analistëve dhe njerëzve të tjerë në “borderonë” e ministrit të Jashtëm grek Kotzias, si përfitues të fondeve sekrete për të qënë në anën e Greqisë në situata të vështira, e kemi të vështirë të shpjegojmë heshtjen e shoqatave të gazetarëve dhe të vetë komunitetit të gazetarëve ndaj kercenimit te gazetarit Artan Hoxha nga ekstremistet greke./Tema

 

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar më në fund duke dënuar kërcënimet ndaj gazetarit të Report Tv, Artan Hoxha. Pas kërcënimit të gazetarit investigativ me ekzekutim nga qarqet më ekstremiste, raciste dhe neonazite greke, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë kërkon nga Prokurori i Përgjithshëm i Greqisë që të hapë hetimet për rastin për të vendosur para drejtësisë autorët. Gjithashtu, UGSH i bën thirrje palës shqiptare që të vlerësojë seriozisht kërcënimin dhe të bashkëpunojë me autoritetet greke për të zbardhur autorët.

Deklarate e UGSH-se
Kercenimet e ekstremisteve dhe nacionalisteve greke ndaj gazetarit Artan Hoxha nje rrezik dhe provokim mbi lirite themelore te gazetarit mes dy vendeve

Tirane me 31.10.2018

Mediat shqiptare dhe ato greke, gjate tri diteve te fundit, kane publikuar reagime agresive dhe kercenime te individeve te njohur nacionaliste ndaj gazetarit investigativ Artan Hoxha.

Kolegu Hoxha publikoi kercenimet serioze te ketyre individeve dhe qarqeve ekstremiste te naionalizmit grek, ndaj tij se pari ne fawet personale te rrjeteve sociale. Kercenimet ne adrese te gazetarit Hoxha, erdhen pas raportimeve dhe qendrimeve qe afishoi publikisht per incidentin dhe vrasjen e qytetarit me dy shtetesi, nga Bularati i qarkut te Gjirokastres, te ndjerin Kostandinos Kacifas. Ne faqet personale te rrjeteve sociale te kolegut Artan Hoxha ekstremiste greke dhe individe te njohur per radikalitet verbal dhe te angazhuar, shprehin vendosmerine per hakmarrje primitive ndaj gazetarit i cili respekton pikepamjet e veta te shprehura lirisht ne opinionin publik dhe mediat e vendit tone. Unioni i Gazetareve Shqiptare shpreh shqetesimin e vet per kercenime te tilla qe vijne prej vendit fqinj dhe apelon per hapjen e hetimeve ndaj rastit, nga Prokurori i Pergjithshem i Greqise.

Kerkojme nga autoritetet e Republikes se Shqiperise ta vleresojne seriozisht kete kercenim dhe ne bashkepunim ligjor me palen greke te zbardhin autoresine e ketyre kercenimeve per te vene para pergjegjesise ligjore autoret e ketij agresioni ndaj lirise individuale dhe asaj te nje gazetari.

Zyra e Shtypit

Unioni i Gazetareve Shqiptare

Share.

About Author

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.