Shumë shtete të BE-së do fillojnë procedurën e rikthimit në Greqi të refugjatëve që kanë kërkuar azil politik

0

Duke vënë në zbatim konventën e Dublinit shumë shtete të BE-së kanë deklaruar se do të fillojnë menjëherë procedurën e rikthimit në Greqi të refugjatëve që kanë kërkuar azil politik, të cilët për herë të parë kanë regjistruar si pikë hyrje Greqinë.

Gjermania ka bërë gati tashmë një listë me të paktën 400 emra aplikantësh ,por edhe Britania, Franca, Holanda dhe Norvegjia kërkojnë që të kthejnë azilantët në Greqi.

Ministri grek i emigracionit, Giannis Mouzalas ka deklaruar se ky proces do të fillojë menjëherë në muajin e ardhshëm.

Numri i të kthyerve, do të jetë i vogël dhe se ky do të ishte një veprim simbolik dhe një “gjest i vullnetit të mirë” ndaj një vendi që ka pranuar dhjetëra mijëra refugjatë dhe do te ishte absurde në mos një tragjedi rikthimi i mijëra të tjerëve, ka deklaruar Muzalas për britaniken “Guardian”.

Ministri grek ka pranuar gjithashtu se Athina e ka shumë të vështirë integrimin e rreth 50 mijë refugjatëve që mban ajo ne territorin grek, ndërsa vihet re një tendencë në rritje në javët e fundit me valë të reja emigrantesh në ishujt e Egjeut ku ndodhen tashmë rreth 14500 refugjatë.

Ndaj këtij vendimi kanë reaguar OJQ-të ndërkombëtare, të cilat kritikojnë Gjermaninë që ka edhe kushtet edhe nevojën për të dhënë azil dhe për të mbajtur qindra mijëra refugjatë, por po insiston të kundërtën duke i kthyer ata përsëri në Greqi, një vend në krizë dhe me mundësi të pakta për integrimin e tyre.

Procesi i rikthimit gjithsesi nuk ka të bëjë me refugjatët, të cilët kanë mbërritur në BE para muajit mars të vitit 2017.

Share.

About Author

Leave A Reply