Shukri Xhelili ​lirohet nga burgu

0

sh-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili është liruar nga burgu, pasi përfundoi dënimin me 1.8 vite burg, llogaritur edhe paraburgimi.

Xhelili u përfshi në një skandal me një vajzë, së cilës i kërkonte seks në këmbim të punës, ndërsa u arrestua në datë 16 Maj 2016.

Xhelili u dënua fillimisht me akuzën e korrupsionit por apeli i krimeve e ndryshoi akuzën dhe ulur dënimin nga 2.6 vite në 1.8 vite burg.

Apeli vendosi që Xhelili të mos akuzohet për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendore”, por me akuzën “marrëdhënie seksuale duke shpërdoruar detyrën” mbetur në tentativë.

Por, Xhelili nuk e ka pranuar asnjëherë akuzën e ngritur duke kërkuar që videoja e skandalit të shpallet e pavlefshme dhe të mos merret si provë.

Ndërkohë që Xhelilit iu hoq e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite. Ai e përfundoi dënimin në burgun e Durrësit në datë 8 Qershor.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.