Shtyhet me 15 ditë afati i konkurrimit për drejtues në drejtoritë rajonale të ZRPP

0

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj pas mbledhjes së qeverisë me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste  në një deklaratë për mediat ka deklaruar se do të shtyhet me 15 ditë afati për konkursin për drejtues rajonal të zyrave të hipotekës.

“Nuk arrimë të kemi në krye të këtyre institucioneve profesionit. Për shkak të cilësisë së dobët jem detyruar që të shty me 15 ditë konkursin e për drejtuesit rajonal të  hipotekave. Duhet ti japim fund qokave politike dhe t’ i japim cilësi këtij shërbimi. U bëjmë thirrje të gjithë atyre profesionistëve që plotësojnë kriteret dhe të gjithë atyre që duan të kountribojnë në sistemin e pronave të aplikojnë”, është shprehur ministrja.

Arsyeja që është shtyrë procesi është sepse vetëm 25% e personave që kanë aplikuar kanë arritur të kalojnë kriteret ligjore.

“Unë ju them me bindje të polit se jemi të gatshëm të garantojmë një proces të bazuar në meritokraci”, tha ministrja e Drejtësisë.

Gjithashtu dy ditë më parë ministrja e Drejtësisë ka shkarkuar edhe nëntë drejtues të burgjeve, duke komanduar 9 të rinj, si dhe ka hapur konkursin për drejtues të rinj.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.