Shqiptarët vijojnë të ndëshkojnë PD për mëkatet gjatë pushtetit 2005-2013

0

Shtatë disfata radhazi harkun kohor të gjashtë viteve të fundit. Ky është bilanci i zi i Partisë Demokratike, për të cilën zgjedhjet lokale dhe parlamentare tashmë janë kthyer në një mallkim.

Ndonëse e rrëzuar nga pushteti prej katër vitesh, shqiptarët vijojnë të ndëshkojnë Partinë Demokratike, me sa duket më mëkatet gjatë pushtetit 2005-2013, por edhe nga paqartësia e lidershipit aktual të PD. Zgjedhjet e parlamentare të 2017 rrëzuan Republikën e Re, përfshirë ekipin e ri të Lulzim Bashës dhe ofertën e tij qeverisëse. Rezultati në zgjedhjet e 25 qershorit ka rrëzuar gjithashtu edhe Lulzim Bashën si kryetar të Partisë Demokratike në raport me paraardhësin e tij, Sali Berisha. Në drejtimin e Lulzim Bashës, Partia Demokratike, në zgjedhjet e 25 Qershorit 2017, ka marrë 78597 vota më pak se sa në zgjedhjet e 2013, kur PD drejtohej nga Sali Berisha. Konkretisht, në zgjedhjet e 25 qershorit 2017, PD ka marrë në rang kombëtar 451.837 vota ose 28.84 %, përthyer në mandate, 43 mandate. Në zgjedhjet e 2013, Partia Demokratike ka marrë 528373 vota në rang kombëtar ose 30,63%, përthyer në mandate, 50 mandate. Pra, në drejtimin e Lulzim Bashës, PD, katër vite më vonë, ka marrë 7 mandate më pak ose 76 536 vota më pak, duke rënë me rreth 2 % në rang kombëtar.

Humbja e PD nën drejtimin e Lulzim Bashës është më e thellë se kaq. Në zgjedhjet e 2013, PD nën drejtimin e Berishës, mori mbi 500 mijë vota, pa llogaritur rezultatin e disa partive me peshë në elektorat, të cilat në zgjedhjet e 2017, kanë garuar si pjesë e PD. Bëhet fjalë për Partinë Republikane, Partinë Demokristiane, Lëvizjen për Zhvillim Kombëtar, Partinë Lëvizja e Legalitetit, të cilat në 2013 ishin pjesë e koalicionit të PD, ndërsa në 2017 u shkrinë me PD. Po ashtu, si pjesë e PD, në 2017, ka garuar edhe PBDNJ, e cila në 2013 ishte pjesë e aleancës së PS. Të gjitha këto parti, në zgjedhjet e 2013 kanë marrë 96 564 vota mijë vota. Nëse këto parti kanë ruajtur rezultatin e katër viteve më parë, humbja e PD thellohet edhe me 96 564 mijë vota. Duke llogaritur peshën e tyre, PD nën drejtimin e Bashës ka marrë 173 100 vota më pak se sa PD nën drejtimin e Berishës. Kësaj shifre, duhet t’i zbresim 4289 vota të PR, të cilat në këto zgjedhje, gabimisht nuk kanë shkuar për PD, por për PR. Për rrjedhojë, PD-së nën drejtimin e Lulzim Bashës i mungojnë 168 811 vota.

PD nën udhëheqjen e Bashës në 2017 ka marrë më pak vota se sa PD nën udhëheqjen e Bashës në 2015, pra në zgjedhjet lokale të dy viteve më parë. Në zgjedhjet e 2015, si votë politike, pra vota për këshilltar, në rang kombëtar, koalicioni i drejtuar nga PD ka marrë 507.285 vota ose 32,47%. Pothuajse i njëjti koalicion, dy vjet më vonë, por tashmë nën siglën e PD, merr rreth 50 mijë vota më pak.

Zgjedhjet e 2017, PD nën drejtimin e Bashës

451.837 vota, 28,84 %, 43 mandate
Plus të shkrira me PD
Partia Demokristiane e Shqipërisë
Partia Republikane Shqiptare
Partia Lëvizja e Legalitetit
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut

Zgjedhjet e 2013, PD nën drejtimin e Berishës

528373 vota, 30,63 %,  50 mandate (si parti)
680677 vota, 39,46 %,  57 mandate (si koalicion)

Aleatët që garuan nën siglën e PD në 2017, rezultati në 2013

Partin Demokristiane e Shqipërisë, 13288, vota,  0,77 %
Partia Republikane Shqiptare 52168, vota, 3,02 %
Partia Lëvizja e Legalitetit 6089, vota, 0,35 %
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, 5429 vota, 0,31 %
Partia Balli Kombëtar 4868 vota, 0,26%
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut 14722 vota, 0,85%

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.