[email protected] adresa e re e komunikimit me Ramën

8

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një adresë për këdo që kërkon të kontribuojë për Shqipërinë që duam.

Në një postim në FB, Rama shkruan: Kush e ka një shkollim të besueshëm, jashtë a brenda vendit, një eksperiencë të suksesshme, jashtë apo në Shqipëri dhe ka brenda vetes ndjenjën e tërheqjes drejt fushëbetejës së këtij mandati të ri, për të bërë shtet me punë e mirëqenie, të mos ngurrojë ta shprehë interesin e tij tek [email protected]

Postimi i Ramës në FB:

[email protected]
Sot mora një tjetër shprehje interesi, e treta prej disa ditësh, prej një individi me kredenciale mbresëlënëse në aktivitetin jashtë Shqipërisë. Prind i një djali të vogël, studime të kryera në Shtetet e Bashkuara, eksperiencë në disa misione të Bankës Botërore e më pas në Europë, pranë një kompanie me emër. Më shprehu gatishmërinë për të kontribuar me dijet e me eksperiencën e vet për Shqipërinë që duam, duke thënë se besoj ky është momenti që mund të provoj të bëj diçka për këtë vend! Sepse dua që sidoqoftë, nesër mos të ngre supet përpara tim biri, kur të më pyesë po ti bëre gjë për vendin tënd(?)…
Jo në të treja rastet, të interesuarit punonin jashtë, por asnjë prej tyre nuk kishte punuar ndonjëherë në shtet dhe në punën e tyre janë njerëz të suksesshëm.
E di që ky është edhe rezultat i inspirimit të fushatës kuqezi, i fitores entuziazmuese për shumëkënd. E thënë ndryshe, nëse fushata është poezi dhe qeverisja prozë, jemi ende në vazhdën e poezisë! Po megjithatë bindja e këtyre njerëzve se ky është momenti i duhur për të provuar, duke u bërë pjesë e një përpjekjeje të re, ishte e lexueshme qartë në fjalët e tyre të mirëartikuluara.
Duke qenë se këto tre raste ndodhën krejt rastësisht për mua, me tre individë që e gjetën vetë rrugën për të më kontaktuar, po mendoj se me siguri ka edhe të tjerë njerëz me këtë mendje. Të cilët mund të duan të përfshihen por nuk dinë se si, nuk besojnë që mundet t’i dëgjojë kush apo thjesht u vjen e vështirë të kërkojnë rrugën e kontakteve të duhura. Për këtë qëllim, them se mund t’u vlejë adresa [email protected] për të shprehur, duke nisur nga sot e në vijim, interesin e tyre.
Siç e bëra publike dje, në fjalën përpara grupit të ri parlamentar të shumicës, ne do të angazhohemi seriozisht në rritjen e cilësisë së kapitalit njerëzor në dispozicion të shtetit; jo vetëm në nivel qëndror po edhe në nivel qarku. Për këtë do të bëhen edhe shpalljet publike në çdo qark, po do të hapet edhe një seksion i posaçëm i Platformës së Re të Bashkëqeverisjes me njerëzit e zakonshëm, SHQIPERIA QE DUAM.
Po ndërkohë, le të mos e humbasim energjinë e madhe të këtij momenti të nxehtë inspirimi për shumëkënd, në vazhdën e fitores së 25 qershorit.
Kush e ka një shkollim të besueshëm, jashtë a brenda vendit, një eksperiencë të suksesshme, jashtë apo në Shqipëri dhe ka brenda vetes ndjenjën e tërheqjes drejt fushëbetejës së këtij mandati të ri, për të bërë shtet me punë e mirëqenie, të mos ngurrojë ta shprehë interesin e tij tek [email protected]
Skuadra ime e shënimeve do të sigurojë vendosjen e kontaktit mes nesh.
Pa hë njëherë, të presim e të shohim😊✌️🇦🇱

Share.

About Author

8 Komente

  1. Puna e pare reforma ne administrate z.kryeminister pasi jane bere te pa durueshem ke mall te vesh per ndonje problem te presin si klient jo si qytetar i ketij vendi..Kam nje vit qe vij verdalle per 8 vite pune ne kohen e komunizmit per pension e nuk mora nje pergjigje ,kam shkuar deri ne drejtori i pergjithshem z.A.Hado por kot .

  2. Kryeminister une kam gati dy vjet qe kerkoj pune ,jam juriste ,kam punuar arsimtare ,kam studiuar ne Shqiperi ,aplikova tak DAP por nuk me kthyen pergjigje ,jam 54 vjece dua te punoj ,por me kot ,votova per ps sepse kam vite te tera qe besoj ,mos me zhgenjeni ,nuk kam as shtepi por po ju kerkoj pune se jam e vetme dhe dua te jetoj

  3. Kryeminister une kam gati dy vjet qe kerkoj pune ,jam juriste ,kam punuar arsimtare ,kam studiuar ne Shqiperi ,aplikova tak DAP por nuk me kthyen pergjigje ,jam 54 vjece dua te punoj ,por me kot ,votova per ps sepse kam vite te tera qe besoj ,mos me zhgenjeni ,nuk kam as shtepi por po ju kerkoj pune se jam e vetme dhe dua te jetoj Eshte komenti i pare .

  4. Me duhet puna se jam me qira skam mundesi tjetr jam 25 vjec nga vlora jetoi prej 20 ne tiran jam me shkoll te meseme dhe dua te fitoj nje vend pune ne kryeministri

  5. Pingback: Rama, Platforma e Bashkeqeverisjes “ME TY PËR SHQIPËRINË QË DUAM” - ABN

  6. Z Kryemister! Reth 100 ha kemi ne Dumre e skemi as letrat… i bene njehere pleqte tane….. gjyqet ua njohen po i rrezoi Sala me pas me nje VKM apo Ligj… thjeshte te bisedoja njehere me ate Qirkon qe te sqarohesha, kete doja, pa kurre te mos i merrja, se e gjithe aradha poshte me teper me ka bere lemsh se sa me ka sqauar… ti kisha hyre me Parti kesaj pune, do kisha qullosur dicka… po ja qe qellova nga ata trapat e mire…. tani pashe ketu kete emrin Tuaj e thashe se mos qullos se fundmi gjekafsh, nese di dalin ligje te tjera qe ta shterin kete problematike…dhe ja qe tani po pres Shpresen…

  7. Tatjana Lukani on

    Pershendetje zoti kryeminister . Te uroj suksese . Zoti tu bafte ndihme 🙏🙏 Une te adhuroj per zgjuarsine dhe shpresoj shume qe do te bash ma te miren per ne dhe femijet tane..Te lutem veri nje rendesi te vecante Arsimit&Shendetesise sepse e ka mbushur “llumi”. Besoj qe keto te dyja kane lidhje shume me njera tjetren per nje te ardhme ashtu sic e duam .Me respekt Tatjana

  8. Arben Bushati on

    Une quhem Arben Bushati mjek stamatolog,kam punuar per 10 ne Spitalin Ushtarak Shkoder she pastas si mjek prane poliklinikes qendrore Shkoder.Per shkak te nje aksidenti kam demtuar shtyllen kurrizore ne vertebren 3 lumbale dhe nuk mund te levizi.Jam I shtruar nga data12 korrik prane spitalit te traumes Tirane.Mjeket e marrin persiper operacionin por nuk mund ta kryejne sepse mungojne vidat dhe kunjat e titanit te cilat kushtojne rreth 3000euro dhe duhet qe ti blej une.Une nuk i kam ato para por edhe sikur ti kisha spitalit shteteror qe mendohet ti ofroje ndihme cdo te aksidentuari dhe nuk eshte me gjendje te ndihmoje as nje ish punonjes te vet in nuk do to ofroja as edhe nje qindarke.Po ju drejtohem ju duke menduar se te Pakten do vendosni doren me zemer jo vetem per te ndihmuar nje familje qe varet vetem nga duart e mia sepse edhe gruan e kam pa pune dhe2 femije ne shkolle,por edhe per te mbajtur ne gjendje pune nje personel qe mund te sherbeje edhe per shume vite te tjera.Ndodhem i shtruar ne Spitalin e traumes Tirane,kati idyte dhoma 8,Arben Bushati. Me respekt pres pergjigje sa me shpejt sepse koha nuk pret.

Leave A Reply