Shqipëria sipas Forumit Ekonomik Botëror, renditet ekonomia e 75-të më konkurruese në botë

0

Shqipëria sipas Forumit Ekonomik Botëror, renditet ekonomia e 75-të më konkurruese në botë, duke lënë pas Serbinë, Malin e Zi, Bosnjen, por edhe Greqinë.

Ky është viti i tretë radhazi që ekonomia shqiptare vlerësohet pozitivisht, duke e përmirësuar renditjen me 22 vende në shkallë globale në tre vjet, me një përmirësim prej 5 vendesh në raport me vitin e kaluar dhe duke pasur pozicionimin më të mirë në rajon.

Raporti i konkurrueshmërisë analizon mbi 120 tregues për çdo ekonomi të botës, të grupuara në 12 kolona kryesore. Ndër to përfshihen cilësia e institucioneve, infrastruktura, gjendja ekonomike, shërbimet prioritare si arsimi dhe shëndetësia, zhvillimi i tregjeve financiare, si dhe inovacioni i biznesit.

Sipas raportit, Shqipëria ka shënuar përmirësim thuajse në të gjitha kolonat, por ndikimin përcaktues e ka dhënë ambienti makroekonomik, për shkak të uljes së borxhit publik dhe renditjes më të mirë nga agjencitë që vlerësojnë financat publike.

Brenda treguesit të konkurrueshmërisë, Forumi Ekonomik i pyet bizneset edhe për faktorët më problematikë që i pengojnë në aktivitetin e tyre. Këtë vit, në vendin e parë, biznesi liston taksat si faktorin më pengues, ndërsa në vendin e dytë dhe të tretë renditen korrupsioni dhe qasja në financim.

Indeksi i konkurrueshmërisë konsiderohet si një nga treguesit më të plotë për vlerësimin e ekonomive. Sipas “The Economist”, sa më shumë një ekonomi përmirëson renditjen në këtë indeks, aq më të larta janë të ardhurat e saj.

Problemet
Nga analiza e detajuar e raportit konstatohet se faktori më problematik për të bërë biznes, i cilësuar si i tillë nga drejtuesit e sipërmarrjeve shqiptare, janë taksat, me 21.7 pikë. Shqetësimi i dytë është korrupsioni, me 16.4 pikë.

Më pas renditen aksesi në financë, rregullimi i taksave, qeverisje ineficiente dhe burokratike, forca e papërshtatshme e punës, inflacioni, etika e ulët e forcës së punës, për të vijuar deri te shqetësimet më të vogla si regjimi i monedhave të huaja dhe rregullat kufizuese të tregut të punës.

Një vit më parë, në renditjen e vitit 2016 kishte qenë korrupsioni shqetësimi kryesor, me 23.6 pikë, i ndjekur nga taksat me 21.3 pikë.

Treguesit
Shqipëria ka renditjen më të mirë në treguesin e shëndetit dhe edukimit primar, ku renditet në vendin e 36. Edhe edukimi i lartë dhe trajnimi kanë renditje pozitive, në vendin e 49.

Më keq Shqipëria paraqitet në treguesin e risive dhe sofistikimit, ku sidomos për novacionin është e 87-a. Negative është edhe renditja për madhësinë e tregut, në vendin e 2017, por kjo lidhet kryesisht me popullsinë e vogël të vendit.

Shteti më konkurrues në botë mbetet Zvicra, të ndjekur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Singapori, Holanda, Gjermania, Hong Kongu, Suedia, Mbretëria e Bashkuar, Japonia.

Treguesi                        Renditja

Arsimi primar, shëndeti          36
Arsimi i lartë, trajnimet           49
Tregu i mallrave                     57
Institucionet                            68
Situata makroekonomike        75
Teknologjia                             78
Tregu financiar                        81
Inovacioni                               87
Tregu i punës                         91
Infrastruktura                         94
Përmasat e tregut                105

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.