Shqipëria në përballje me Italinë

0

Kombëtarja shqiptare po zhvillon ndeshjen e fundit për eliminatoret e botërorit “Rusi 2018” përballë gjigantëve të Italisë.

Janë publikuar formacionet zyrtare të supersfidës Shqipëri-Itali. Nuk mungojnë surpriza, kur pritej që dyshja e qendrës t’i besohej Ajetit dhe Mavraj, trajneri ka befasuar duke hedhur në fushë Frederik Veselin, i cili do të formojë 4-shen në mbrojtje me Mavrajn, Agollin dhe Hysajn.

MINUTË PAS MINUTE

28′ Të njëjtën gjë bën edhe Insinje, provon sulmuesi i Napolit, jashtë kuadratit të Berishës.

27′ Sadiku provon me një goditje të bukur nga jashtë zonës, në pozicion Bufon.

24′ Darmian provon me një gjuajtje të befasishme, pa rënë topi në tokë, por jashtë kuadratit.

21′ Gabim i pafalshëm i Veselit që i jep një mundësi të artë Imobiles, i vëmendshëm Berisha i cili bën një pritje shpëtimtare duke dërguar topin në korne.

20′ Goditje këndi për Italinë, kroson Kandreva, largon përsëri Veseli.

9′ Pranë goli Shqipëria, Grezda lëshon një të djathtë rrafsh me tokën, pret në dy kohë Bufon.

7′ Italia zbret rrezikshëm në krahun e majtë, Insinje fut një top në qendër, i vëmendshëm Veseli, i cili largon rrezikun.

3′ Shqipëria jep shkëndijën e parë në portën italiane, Hysaj gjuan nga distanca, por në pozicion aty Bufon.

1′ Ka nisur takimi, Italia nis topin e parë nga qendra.

Ja formacionet:

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Veseli, Agolli, Hysaj, Basha, Memushaj, Grezada, Kaçe, Roshi, Sadiku

Italia: Bufon, Kielini, Darmian, Bonuçi, Spinacola, Kandreva, Galjardini, Parolo, Insinje, Imobile, Eder

Ndërkohë tifozët italianë në stadiumin “Loro Boriçi”

Ndërkohë tifozët italianë në stadiumin “Loro Boriçi”

Ndërkohë tifozët italianë në stadiumin “Loro Boriçi”

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.