Shqipëria luan mirë por nuk ia del ndaj Italisë, humbet 0 – 1

0

Shqipëria luan mirë por nuk ia del ndaj Italisë në stadiumin “Loro Boriçi” përballë tifozerisë vendase. Kuqezinjtë janë mundur minimalisht 0:1 me gol të lojtarit të Interit, Antonio Candreva. Pavarësisht kësaj humbje kuqezinjtë e Christian Panuccit arrijnë të mbajnë vendin e tretë në Grupin G me 13 pikë të grumbulluara në 10 ndeshjet eliminatore të Kupës së Botës “Rusi 2018”. Kjo është humbja e dytë radhazi për Shqipërinë pas asaj 3:0 me Spanjën në Alicante tre ditë më parë.

Me këtë ndeshje mbyllet edhe aventura e kuqezinjve në fazën kualifikuese të Kupës së Botës. Sfida e ardhshme mbeten eliminatoret e Kampionatit Europian të cilat nisin shtatorin e vitit të ardhshëm. Ndeshje të cilat FSHF shpreson t’i zhvillojë në stadiumin e ri “Arena Kombëtare”, punimet për ndërtimin e të cilit vijojnë intensivisht. Kjo ishte ndeshja e parë në Shqipëri për katër herë kampionët e Botës. Me këtë fitore Italia ruan vazon e parë për fazën e ‘Play- Off’-it, ndërsa kuqezinjtë edhe pse nuk morën pikë, mbajnë vendin e tretë në grup.

Një humbje që qëndron në ’90 minutësh me ritëm, edhe pse në pjesën më të madhe dukej se e respektuam më shumë se ç’duhet kundërshtarin. Një lojë me ritën, deri diku me nuanca superioriteti, ndaj një Italie me një skuadër nga më të dobëtat që kemi parë në kohën tonë.

Shqipëria e mbyll këtë eliminatore pa i shënuar asnjërës prej dy skuadrave lidere të grupit. Panucci ka marrë përgjigje të rëndësishme për të strukturuar skuadrën për edicionin e ardhshëm.

 

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.