Shohet numri i personave me kontratë të përkohshme në Administratat Shtetërore

0

Shohet numri i personave me kontratë të përkohshme në Administratat Shtetërore. Bëhet fjalë për punonjës të cilët do të firmosin kontrata pune me afate 3- mujore, 6-mujore,dhe 1-vjeçare, sipas kërkesave të ministrive.

Në mbledhjen e zhvilluar ditën e djeshme, Qeveria miratoi vendimin për shtimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme në njësitë e qeverisjes qëndrore, duke miratuar kështu një shtesë prej 14 vetash, e cila do të shpërndahet sipas kërkesave dhe nevojave të institucioneve, konkretisht në Ministrinë e Financave, Ministrinë e Transporteve, Ministrinë e Drejtësisë, dhe Prefekturës së Kukësit.

Me ndryshimet e miratuara numri i punonjësve me kontratë të përkohshme në vitin 2017 në njësitë e qeverisjes qëndrore bëhet 2.389 veta.

Ministrisë së Financave i miratohet shtesa prej 3 punonjësish,përkatësisht për aparatin e kësaj ministrie dhe Degën e Thesarit Vlorë. Ministrisë së Transportit i shtohen 7 punonjës specialist, arkivi për përpunimin tekniko-shkencor të fondit arkivor të ish- Ministrisë së Ndërtimit që nga viti 1948 e në vazhdim.

Ndërsa Ministrisë së Drejtësisë i miratohet shtesa prej 2 punonjësish në pozicionet laborator dhe ndihmësprozektor për Institutin e Mjekësisë Ligjore. Prefektit të Qarkut Kukës i shtohen 2 punonjës mbështetës me kontrata të përkohshme”, është thënë në relacionin e vendimit të qeverisë.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.