Shkup : Formohet Ministria e Kumunikimit Llogaridhënies dhe Transparencës

0

Për herë të parë pas pavarësimit, Qeveria e Maqedonisë do të ketë Ministrinë e Kumunikimit Llogaridhënies dhe Transparencës, të cilën e udhëheq Robert Popovski, i cili më parë ishte emëruar ministër pa resor.

Jozyrtarisht, burime nga qeveria kanë konfirmuar se në këtë ministri do të punësohen rreth 40 persona. Ministria do të ketë përgjegjëse për të ndërtuar strategji dhe plane për komunikim të Qeverisë, ministrive dhe institucioneve me qytetarët.

Ministria përveç që do të ndërtojë një sistem të komunikimit të Qeverisë, kryeministrit, ministrave të tjerë dhe ndërmarrjeve publike, do të organizojë komunikimin e brendshëm në mes të kryeministrit me të gjitha këto institucione.

Sipas disa burimeve, kjo ministri formohet me qëllim të përmirësimit të koordinimit më të mirë dhe funksionimit normal të qeverisë në drejtim të prioriteteve në komunikimin me publikun.

Informatat nga të gjitha institucionet dhe ministritë do të përmblidhen në një qendër të vetme, e cila do të planifikojnë se kur dhe çfarë politike do të prezantohet për publikun.

Të gjitha ministritë, kryeministri dhe ndërmarrjet publike të rëndësishme do të ketë njerëz për marrëdhënie me publikun, apo ekipe të vogla të komunikimit.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.