Shkodër : Policia në aksion, gjobit gjyqtarë e prokurorë

0

3 automjete të bllokuara, dhjetra gjoba të vendosura për parkim të paligjshëm, është ky bilanci i aksionit të policisë së rëndit dhe patrullave të përgjithshme për penalizimin e drejtuesve të automjeteve të cilët në kundërshtim me ligjin parkojnë automjetet pranë gjykatës së shkalles së pare. Edhe pse është e ndaluar kryesisht automjetet e gjykatësve, prokurorve dhe noterve parkohen pa asnjë problem prej vitesh, të pashqetesuar nga askush ndërsa në shumë raste parkimi I këtyre automjeteve ka shkaktuar kaos dhe bllokim të trafikut.

Kjo ka bërë që efektivët e rendit në bashkëpunim me patrullën e përgjithshme të ndërmarrin aksionin për penalizimin e kundravajtësve paraditen e së enjtes. Sipasojë e këtij aksioni, efektivët e policisë kanë bllokuar 3 automjete për mangësi dokumentacioni dhe për kundravajtje të pa paguara si dhe kanë vendosur dhjetra gjoba ndaj automjeteve që kanë qënë të parkuara në mënyre të paligjshme në anë të rruges.

I gjithë aksioni është ndjekur edhe nga shefi I rendit në komisariatin e Shkodres Sajmir Rrustemi. Ndërkohë pas këtij aksioni, pritet që forcat e rendit sëbashku me patrullën e përgjithshme të ndërmarrin edhe aksione të tjera në pjesë të ndryshme të qytetit ku parkimi i paligjshëm i automjeteve është kthyer në një problem mjaft shqetësues për komunitetin.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.