Shkodër : Plagosje me armë zjarri në një lokal

0

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në orën 4 të mëngjesit në një lokale nate në fshatin Beltojë në Shkodër.

Mësohet se ka mbetur i plagosur rëndë Edmir Nilaj 21-vjeç nga fshati Vukël i Shkodërs, ndërsa autori është shpallur në kërkim.

Shkak i konfliktit mendohet se është një sherr i momentit.

Mësohet se deri më tani janë shoqëruar në polici 6 persona.

Debati ka nisur mes personave të tre tavolinave që ndodheshin brenda klubit të natës.

Personat e përfshirë në konflikt  janë nxjerrë jashtë dhe kanë nisur të qëllojnë me mjete të forta në drejtim të njëri-tjetrit.

Burimet bëjnë me dije se në këtë moment truproja ka qëlluar mbi të plagosurin.

Policia bën me dije se janë ngritur pika të shumta kontrolli  dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në vendgjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimorë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NGJARJA

Sipas bluve, ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në një lokal në afërsi të fshatit Beltoj, është një person i plagosur.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar se pas një konflikti të çastit me persona akoma të paidentifikuar, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi E. N, 21 vjeç, banues Vekel, Malësi e Madhe.

Panorama mëson se ai quhet Edmir Nilaj dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Burime i thanë Shkodra.News se për ngjarjen janë shoqëruar 7 persona, kurse autori i dyshuar, që punonte si roje sigurie në lokal, është shpallur në kërkim.

I plagosuri mësohet se përvec dëmtimeve nga arma e zjarrit ka edhe lëndime nga goditjet në kokë.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.