Shkodër : Një shpërthim i fortë me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në pedonale

0

Një shpërthim i fortë me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në pedonalen e Shkodrës, në lagje “Vasil Shanto“ Shkodër tek ish “5 Herojt”.

Sipas të dhënave të para mësohet se ishin rreth 50-100 gramë tritol të vendosur në një dyqan në katin e parë të një ndërtese tre katëshe, shpërthimi i të cilit ka ndodhur rreth orës 01:40 duke ka shkaktuar dëme të shumta materiale.

Veç dëmeve në subjektin ku ishte vendosur tritoli, shpërthimi ka shkatuar dëme edhe në subjektet që ndodheshin afër, ndërsa për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.

Ndërtesa ka qenë e pajisur me kamera sigurie, filmimet e të cilave pritet që të zbulojnë autorët.

Dyshohet për shkaqe pronësie,pronari:S’kam konflikte
Dyqani ka qenë në pronësi të Avdyl Dergut i cili ka deklaruar se nuk ka pasur konflikt me njeri, por sipas të dhënave të para dyshohet që shkak të ketë qe një një konflikt pronësie.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:
Shkodër

Informacion Paraprak

Më datë 29.09.2017, ne orën 01.40 ka ardhur një telefonatë se në lagje “Vasil Shanto“ Shkodër tek ish “5 Herojt” në derën e dyqanit të shtetasit A. D. ka patur një shpërthim me lëndë plasëse.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku nga verifikimet paraprake rezulton se ishte vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.

Nga shperthimi ka vetem dëme materiale.

Policia po punon për dokumentimin dhe zbardhjen e kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.