Shkodër : Banorët e Dobraçit kërkojnë paratë e shpronësimeve

0

Në qershor të 2013-të, Ministria e Punëve Publike dhe Transportit shpalli kërkesën për shpronësim të pasurive të paluajtshme në zonën e Dobraçit, me qëllim nisjen e punimeve për ndërtimin e Bypass-it të Shkodrës.

Por sot pas afro 4 vitesh, investimi jo vetëm nuk ka përfunduar, por banorëve që u janë marrë tokat ende nuk janë kompensuar. Të gjendur përballë rifillimit të punimeve nga ana e qeverisë, ata dolën në protestë duke kërkuar paratë që u takojnë, pasi toka e marrë ka qenë me dokumenta të rregullta.

 Banorët:Më kanë marrë 2.5 dynym tokë rreth pesë vite më parë dhe nuk na kanë dhënë asnjë lek. Toka është me dokumenta të rregullta.”

Janë rreth 50 familje të prekura nga ky investim që sot kërcënojnë se nëse nuk u jepen paratë, do të vijojnë të protestojnë deri në bllokimin e punimeve.

Historia e shpronësimit të këtyre familjeve e nisur 4 vite më parë, është trajtuar me indiferentizëm nga shteti Shqiptar në gjithë këto vite, ashtu si vetë fati i këtij investimi që ende mbetet në pikëpyetje se kur do të mbyllet përfundimisht. Prej afro 3 vitesh në By pass nuk është punuar dhe dëmet e shkaktuara në liqenin e Shkodres, zonë e mbrojtur Ramsar kanë qënë të mëdha, e shpesh specialistët e fushës kanë kërkuar ndërhyrje.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.