Shkarkime dhe emërime të drejtorëve dhe funksionarëve të rinj

0

Qeveria e Maqedonisë i ka pranuar dorëheqjen e Viktor Mizo, drejtor i Zyrës së Zonave Industriale Teknologjike, por edhe të Cvetko Grozdanovit, drejtorit gjeneral për Menaxhim me Hapësira Komerciale.

“Janë shkarkuar Muedin Kahexhi, drejtor i Zyrës Pedagogjike, Vesna Horatoviq, drejtor i Byrosë për Zhvillim të Arsimit, Kostadin Bogdanov, agjent qeveritar për përfaqësimin e Maqedonisë përpara Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Për kryerjen e detyrës drejtor – agjent qeveritar i Byrosë për përfaqësimin e Republikës së Maqedonisë përpara Gjyktës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, organ në përbërje të Ministrisë së Drejtësië, me propozim të ministrit të Drejtësisë, është emëruar Dragica Xhonova.

Për drejtor të Institutit për Gjuhën Maqedonse “Kërste Misirkov” – Shkup, është zgjedhur Elena Jovanova-Grujovska, këshilltar shkencor.
“Për anëtarët e Bordit Mbikëqyrës të Bankës Maqedonase për Mbështetje të Zhvillimit, janë emëruar, Nikolla Popovski, Veland Ramaadni, Kiril Kolemishevski dhe Sofçe Jovanovska, në pajtueshmëri me nenin 17 paragrafi 4 të ligjit për Bankat e Maqedonisë për përkragje të zhvillimit, pas marrjes së pajtueshmërisë nga guvernatori i Bankës Popullore”, kumtojnë nga Qeveria.

Nuk ka ende konfirmim zyrtar, por jo-zyrtarisht, Igor Milev, do të jetë drejtor i ri i Doganave, ndërkaq Zoran Georgiev, drejtor i “Pyjeve të Maqedonisë”.
Serbi Aleksandar Obradoviq, i cili ka pasaportë të Maqedonisë, nuk ka kaluar për drejtor në ELEM.

Goran Tozija është kandidat kryesor për drejtor të Agjencisë për Film, transmeton Portalb.
Më parë Qeveria ka shkarkuar rreth 1.500 anëtarë të bordeve drejtuese dhe mbikëqyrëse të ndërmarrjeve publike dhe institucioneve.
Qeveria dje e ka shfuqizuar ligjin për artist kombëtar, ligj i icli sipas Qeverisë, ka shkaktuar marrëdhënie dhe trajtim jo të barabartë të artistëve në Maqedoni.
Me procedurë të shkurtuar është miratuar edhe propozimi për ndryshime dhe plotësime të ligjit për kulturë, kumtoi  Qeveria. Sipas Qeverisë, qëllimi i këtyre ndryshimeve është që të “mbrohet buxheti nga dëmet e marrëveshjeve menaxheriale të personave udhëheqës në institucionet kulturore.

Sipas informacioneve të dhëna në seancë qeveritare, dëmet ndaj buxhetit të Maqedonisë nga marrëveshjet ekzistuese janë me miliarda denarë.
Qeveria propozon ndryshim të ligjit për shfrytëzimin e gjuhës maqedonase me çka “kthehet procedura për marrjen e licencës për lektorë, e cila është ndaluar në vitin 2013”.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.