Shitet me çmim stratosferik konjaku i vitit 1801

0

Një markë britanike pijesh alkoolike ka arritur të shesë një shishe konjak të vjetër për rreth 270 000 dollarë. Bëhet fjalë për një Massougnes 1801 Cognac, që zotërohet nga “Brandy Classics” për më shumë se 20 vite.

Blerësi është një person nga Lindja e Largët, i cili do të ketë nderin që të provojë konjakun që është bërë në vitin 1801.

Mendohet se kjo shishe është pija alkoolike që është shitur më shtrenjtë në histori. David Baker, i cili ka themeluar “Brandy Classics” në vitin 1980, tha: “Na ka habitur të gjithëve shitja e këtij konjaku. Kishte një çmim shumë të lartë dhe nuk e prisnim ta blinte njeri. Jemi shumë të emocionuar”.

Vitin e kaluar, një shishe konjak e vitit 1805 u ble për pak më shumë se 180 000 dollarë.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.