‘Shiten’ të gjitha biletat në mini stadiumin e Strumicës për ndeshjen e sotme me Shqipërinë

0
“Stadiumi i Strumicës do të jetë plot, pasi janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen kundër Shqipërisë”. Ky është lajmërimi që Federata Maqedonase ka bërë sot, duke njoftuar se kishin avulluar biletat e kësaj sfide, e cila pavarësisht kërkesave të mëdha, kishte përfunduar në një mini-stadium.
Federata Maqedonase bëri të ditur se mbeteshin pak bileta për t’u shitur në sistemet online, apo edhe te pika e saj në Strumicë. Por askush në Maqedoni nuk ka parë bileta të shiten në treg, një temë që është përfolur edhe në ditët e kaluara nga mediat në vendin fqinj.
Pas lajmërimit të Federatë, të shumat kanë qenë reagimet në rrjetet sociale, mes tyre edhe një grupim i tifozerisë së klubit të Vardarit. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ata e kanë sulmuat ashpër federatën, duke e akuzuar se ka larguar njerëzit nga stadiumet dhe se përdor përfaqësuesen me disa menaxherë  vetëm për të shitur futbollistë.
“Është tragjike që mundoheni të na bëni për të marrë duke deklaruar se nxorët biletat në shitje. Vendi ku u shitën ishin dy kafene, një e Pandevit dhe një në qendër fitnesi”, shkruhej në postimin e tifozëve të Vardarit, të cilët nuk e kanë pritur mirë idenë që ndeshja do të luhej jashtë Shkupit.

strumica

 

strumica2

 

tifozet

 

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.