SHBA tërhiqet nga UNESCO

0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tërhequr nga organizata kulturore e OKB-së, UNESCO. Arsyet e këtij vendimi lidhen me qëndrimet e vazhdueshme të kësaj organizate kundër Izraelit. Ka qenë Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson i cili i ka komunikuar tërheqjen Drejtores së Përgjithshëm të UNESCO-s, Irina Bokovina e cila nga ana e saj shprehu keqardhje për këtë vendim të SHBA-ve.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert tha se Uashingtoni do të zëvendësojë përfaqësimin e tij aktual në UNESCO me një “mision vëzhguesish”.

Shkak Jeruzalemi
Vendimi i Uashingtonit për t’u larguar nga UNESCO është ndikuar nga disa qëndrime të fundit të UNESCO-s kundër Izraelit. Sipas Uashingtonit, në korrik UNESCO propozoi një rezolutë në OKB që mohonte sovranitetin e Izraelit mbi qytetin e vjetër të Jeruzalemit dhe Jeruzalemin Lindor. Në një samit të mbajtur në Krakov, UNESCO kishte deklaruar se Izraeli ishte një “pushtues”, ndërsa Jeruzalemi cilësohej “tokë palestineze”.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.