SHBA dhe Koreja e Jugut manovra me municione luftarake

0

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre iu përgjigjën përsëri provës me raketë të Koresë së Veriut, por kësaj radhe përgjigja përfshinte një stërvitje me municion të vërtetë.

Dy bombardues B-1 nga një bazë e Guamit, së bashku me katër avionë luftarakë F-35 nga një bazë në Japoni, morën pjesë në demonstrimin e forcës mbi Gadishullin Korean që zgjati 10 orë.

Aeroplanëve amerikanë iu bashkuan avionë ushtarakë japonezë mbi ujërat japoneze dhe katër avionë luftarakë të Koresë së Jugut mbi gadishull, ku ata përdorën municion të vërtetë në zonën e poligonit Pilsung.

Demonstrimi i forcës bëhet dy ditë pasi Koreja e Veriut realizoi një provë me raketë me rreze të mesme veprimi që kaloi mbi Japoni.

Ndërkaq, një ditë më parë, marina amerikane njoftoi se kishte goditur me sukses një raketë balistike me rreze të mesme pranë bregdetit të Hawaiit gjatë një prove me sistemet e mbrojtjes./VOA

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.