SHBA dënon testin më të fundit të armëve bërthamore të Kroesë së Veriut

0

SHBA ka dënuar testin më të fundit të armëve bërthamore të Kroesë së Veriut.

Presidenti i SHBA Donald Trump shkroi në Twitter: “Koreja e Veriut ka kryer një test të madh bërthamor. Fjalët dhe veprimet e tyre vazhdojnë të jenë shumë armiqësore dhe të rrezikshme për Shtetet e Bashkuara.

Koreja e Veriut është një komb mashtrues, i cili është bërë një kërcënim i madh dhe siklet për Kinën, e cila po përpiqet të ndihmojë por me pak sukses”.

Koreja e Veriut zhvilloi së fundi një provë bërthamore. Ajo ka sfiduar sanksionet e OKB-së dhe presionin ndërkombëtar për të zhvilluar armë bërthamore dhe për të testuar raketa që potencialisht mund të arrijnë në SHBA.

Koreja e Jugut, Kina dhe Rusia shprehën kritika të forta për këtë veprim.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.