SHBA bombardon një autokolonë të milicisë siriane

0

Një autokolonë e regjimit sirian është bombarduar nga forcat amerikane pranë kufirit jordanez, e cila u gjykua si kërcënim për forcat e koalicionit kundër Shtetit Islamik, ka thënë një zyrtar amerikan i Mbrojtjes.

“Bëhet fjalë për një incident serioz që nuk tregon ndryshim në strategjinë e koalicionit që lufton xhihadistët në Siri. Ne nuk kemi goditur të gjitha autokolonën, vetëm disa automjete në fillim”, theksoi veç të tjerash zyrtari amerikan i mbrojtjes.

Një anëtar i forcave rebele siriane, që mbështeten nga SHBA, ka thënë se sulmet kanë goditur një autokolonë të milicisë siriane, që mbështetet nga Irani, të cilët ishin nisur drejt një baze në At Tanf, që përdoret nga forcat e SHBA-së dhe nga forcat që mbështet prej saj.

Sipas këtij zyrtari, në këtë bazë janë të stacionuar edhe komandot elitë amerikane dhe britanike.

“Autokolona e bombarduar nuk iu përgjigj paralajmërimeve që parashikonin ta pengonin t’i afrohej më shumë forcave të koalicionit në At-Tanf”, u shpreh zyrtari.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.