Seanca plenare e Legjistraturës së re të Kuvendit mblidhet më 9 shtator

0

Të shtunën e kësaj jave, 9 shtator 2017, që shënon edhe nisjen e sesionit të parlamentar, Kuvendi do të mbajë dy seanca.

Seanca e parë e parlamentit për legjislaturën e 9 të kuvendit të republikës së Shqipërisë do të mbahet në orën 10:00 të paradites, ku do të ngrihet Këshilli i Verifikimit të Mandateve, i cili ka për detyrë të verifikojë mandatet e deputete të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit.

Ndërkohë pasdite në orën 18:00, do të betohen deputetët dhe zgjidhet kryetari i Kuvendit.

Në këtë sesion të ri parlamentar, Partia Socialiste ka 74 mandate dhe drejton e vetme qeverinë.

Partia Demokratike është forca e dytë politike,  por e para në opozitë, në këtë sesion parlamentar ka 43 mandate, LSI në opozitë gjithashtu ka 19 mandate, PDIU 3 mandate dhe PSD 1 mandat.

Share.

About Author

Leave A Reply