Seanca e parë e Kuvendit u drejtua nga deputeti socialist, Besnik Baraj

0

Kuvendi i Shqipërisë i dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit u mblodh sot në seancën e parë të legjislaturës së IX parlamentare.

Seanca e parë e Kuvendit u mblodh në orën 10:00 dhe u drejtua nga deputeti socialist, Besnik Baraj.

“I uroj këtij parlamenti të ndryshojë dhe të krijojë besimin dhe shpresën në popull se interesat e vendit janë mbi gjithçka, interesat e vendit e politikat partiake dhe kjo duhet të materializohet jo vetëm me inflacion fjalësh por me vepra.

 Për fat të keq jo radhë politikat konfliktuale brenda klasës politike është reflektuar dhe në popull ndaj uroj që në Shqipëri të ecim përpara e të ndryshojmë modelet e vjetra, jo më me konflikt por duke ndërtuar modele të reja, të dobishme dhe duke i bërë ata të mëparshmit të padobishëm.

Uroj që parlamenti të kthehet në vlerë reale komunikimi të etikës, dhe zgjidhjes së interesave të popullit nga pikëpamja ligjore” 

Nga 140 deputetë të parlamentit të ri (2017-2021) 61 deputetë ose 44% nuk kanë qenë parlamentarë gjatë legjislaturës së kaluar.

Ndryshimin më radikal në përbërjen e re parlamentare e ka PD me 54% (23 deputetë) të rinj, ndaj vetëm 46% (20 deputetëve) të rizgjedhur, ku në pjesën e rizgjedhur bëjnë pjesë edhe katër kryetarët e partive aleate, PR, PDK, PBDNJ, LZHK.

PS ka ndryshuar rreth 40% të grupit parlamentar nga legjislatura e kaluar.

Nga ana tjetër, parlamenti i kaluar do të mbahet mend për cilësi, për problematikën e deputetëve të inkriminuar . E tejkaluar, KQZ verifikim paraprak.

Janë larguar zërat liberalë apo kritikë, (Hafizi, Blushi, Leskaj, Dade, Dokle,  etj, tek PS, Patozi, Bregu, Selami, Topalli, Bode, etj, tek PD.

Për herë të parë prej vitit 1997 kemi një parti politike, e cila i ka fituar zgjedhjet e vetme. PS preferon qeverisjen e vetme me 74 mandate. Për pasojë, kryetari i Kuvendit do të jetë i saj, – i treti në 27 vjet, pas Islamit, Dokles dhe Pëllumbit.

Cilat janë profilet tipike të deptutetëve të rinj?
36 biznesmenë, 23 me tituj shkencore, 22 autorë librash, të tjerët janë ish-deputetë, ish-ministra, apo ish-kryetarë bashkish.
36 janë juristë. 31 ekonomistë, 14 mjekë, 10 inxhinierë, 17 nga fusha e letërsisë, dhe të tjerët nga fusha të tjera.

Kuvendi i ri do ketë 38 femra dhe 102 meshkuj.

Basha Kuvend



Edi Rama, për pak ditë, deri në votimin e qeverisë së re, ka vendosur të ulet në krah të Gramoz Ruçit, i cili do të zgjidhet sot kryetar i Kuvendit dhe Taulant Ballës, kryetari i grupit parlamentar të PS-së.

Ndërsa Lulzim Basha është ulur në rreshtin e katërt në krah të Oerd Bylykbashit dhe Genc Pollos.

kuvend 1

Ish kryeministri Sali Berisha, njësoj si katër vite më parë është në rreshtin e dytë, por me një ndryshim.

Tani nuk do të ketë më në krah Jozefina topallin dhe Majlinda Bregun, por Jorida Tabakun dhe Tritan Shehun.

kuvend PS

Rama kuvend

Ndersa kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi, njesoj si ne kater vitet e kaluara, eshte ulur ne rreshtin e fundit ne krah te Petrit Vasilit dhe Luan Rames.

kryemadhi

Share.

About Author

Leave A Reply