Sarandë : Një i moshuar që ishte duke ecur me biçikletë humb jetën

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më para në qytetin e Sarandës.

Një i moshuar që ishte duke ecur me biçikletë është gjetur i vdekur në rrugë.

Sipas dëshmitarëve viktima, ka qëndruar për rreth 30 minuta i shtrirë në rrugë, në rrugën e quajtur “Te rrapi”. Në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu dhe ambulanca, por fatkeqësisht nuk ka mundur të shpëtoj.

Policia është duke punuar për ta zbardhur të plotë ngjarjen.

Share.

About Author

Leave A Reply