Sarandë : Ndalohen katër persona, u sherrosën para komisariatit

0

Një konflikt pronësie në Ksamil ka çuar në pranga katër persona. Policia e Sarandës thotë se ka arrestuar shtetasit:

1- F. Pollo, 38 vjeç,

2- D. Pollo, 40 vjeç,

3- K. Ziflaj, 33 vjeç,

4- A. Ziflaj, 28 vjeç.

Sipas bluve, të katër të arrestuarit janë konfliktuar për motive pronësie, konflikt ky që ka vijuar në përplasje fizike edhe pas shoqërimit të tyre në polici, para ambienteve të komisariatit.

 “Më datë 29.05.2017, shërbimet e policisë Sarandë kanë bërë të mundur arrestimin e tyre pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin (të ndarë në dy palë) janë konfliktuar për motive pronësie në Ksamil dhe pasi janë shoqëruar për në Komisariatin e Sarandës kanë filluar të konfliktohen fizikisht duke u kanosur para ambienteve të policisë” informon policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprën penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Dëmtime të tjera me dashje” të kryera në bashkëpunim.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.