Sarandë : Ka nisur me probleme dita e zgjedhjeve, një komisioneri i digjet makina

0

E diela ka nisur e tensionuar në  fshatin Shëndelli të Sarandës, pasi komisionerit të LSI David Luca i janë djegur dy automjete që i kishte të parkuara në oborrin e banesës.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 03:13. Zjarri mësohet se fillimisht është shfaqur në mjetin e babait të Davidit, Niko Luca, i cili është djegur plotësisht.

Ndërkohë flakët kanë djegur pjesërisht dhe makinën e tij dhe të një bashkëfshatari që e kishte parkuar ngjitur.

Gazetari jonë Geraldi Bregu raporton se komisioneri i LSI-së pretendon se djegia ka qenë e qëllimshme.

Policia informoi se janë përfshirë në flakë: “-Automjeti tip Volkswagen me targë AA 193 NR, në pronësi të shtetasit N.L. -Automjeti tip Benz, me targë AA 394 IR, në pronësi të shtetasit D.L. -Automjeti tip Citroen me targë NHK 9114, në pronësi të shtetasit V.M”.Si pasojë e flakëve, mjeti i parë është djegur plotësisht, ndërsa dy mjetet e tjera janë dëmtuar pjesërisht”.

Menjëherë shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje në orën 03:45. Blutë në raportimet e par nga kqyrja që i është bërë vendit të ngjarjes thonë se nuk janë gjetur mbetje apo prova të ndonjë lënde djegëse.

Grupi hetimor po punon për dokumentinim e plotë në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.