Sarandë : Digjen tre automjete në një servis

0

Një zjarr i fuqishëm gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në një servis ka djegur tre makina. Zjarri është regjistruar rreth orës 04:55, ndërsa në momentin që ka mbërritur zjarrfikësja, tre makina janë shkrumbuar.

Përveç makinave që janë djegur në fshatin Gjashtë në servisin e K.B., zjarri ka shkaktuar edhe shumë dëme të tjera materiale. Dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar për shkaqe elektrike në njërin mjet dhe më pas flakët e zjarrit janë përhapur edhe në dy mjetet e tjera. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.