Salma Hayek: Trump më kërkoi të dilnim

0

Morisë së të famshmeve, që jo vetëm kanë dalë hapur kundër Donald Trump, por madje e kanë akuzuar atë se i ka ngacmuar seksualisht, i shtohet edhe Salma Hayek.

Aktorja 50-vjeçare rrëfeu të premten në Los Anxheles për një program radiofonik në gjuhën spanjolle, një ndodhi të shumë viteve më parë, kur ishte e re dhe me një të dashur.

“Kur e njoha atë, kisha një të dashur dhe isha e lumtur me të. Ai (Trump) u përpoq të hynte në shoqëri me të dashurin tim që të merrte numrin e telefonit të shtëpisë ku ne jetonim. Kur i thashe se nuk do të dilja në një takim me të edhe nëse nuk do të kisha një të dashur, që e mori si mungesë respekti, nisi të më telefononte akoma më shumë”, u shpreh ajo.

Aktorja shton se kur u përball me refuzimin e vazhdueshëm të saj, miliarderi u hakmor.

“Nuk mund ta them me siguri, por dikush ka bërë një telefonatë tek National Enquirer dhe kjo e fundit publikoi një artikull, ku Donald Trump deklaronte se nuk do të shoqërohej kurrë me mua sepse isha shumë e shkurtër”, deklaron Salma Hayek.

Sipas saj, hakmarrja nuk ishte i vetmi synim i artikullit.

“Më telefonoi sërish menjëherë pas publikimit të këtij shkrimi dhe më ftoi sërish për një takim për të më intimiduar mua dhe për t’i provuar revistës se e kishte gabim”, thotë ajo.

Mbetet e paqartë se kur ka ndodhur e gjithë kjo, ndërkohë që stafi i Donald Trump, që është i zënë edhe me 10 raste të tjera të ngjashme, nuk ka komentuar ende për këtë.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.