Rusët: Edi Rama i ka sugjeruar Zaevit emrin e ri për Maqedoninë

0

Agjencia e lajmeve ruse, “Sputnik” në një shkrim kushtuar situatës në Maqedoni pas marrjes së drejtimit të qeverisë nga Zoran Zaev ndalet te çështja e emrit që ka bllokuar edhe integrimin në NATO dhe BE.

“Sputnik” shkruan se në Samitin e Kartës së Adriatikut në Mal të Zi është diskutuar edhe për emrin e ri të Maqedonisë, ndërsa shton se bazuar në burime konfidenciale brenda delegacionit të Zoran Zaev, kryeministri malazez ka pranuar emrin e ri për Maqedoninë, e cila do të jetë Maqedonia Veriore ose Maqedonia e Epërme.

“Sputnik” shkruan se propozimi për këtë emër ka ardhur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili në një takim me Zaev në Samitin e Triestes, i ka sugjeruar këtë emër për Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë.

Agjencia e lajmeve ruse, “Sputnik” gjithashtu shkruan se emri është diskutuar në një debat me dyer të mbyllura edhe në prezencë të zv/Presidentit amerikan Mike Pence.

%u201CSputnik%u201D

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.