Rubik : Mbyllja e fabrikës së përpunimit të bakrit le pa punë zonën

0

Uzina e përpunimit të bakrit në Rubik mbante peshën kryesore te punësimit në qytet, ndërsa që prej mbylljes së saj papunësia është kthyer në një problem social në këtë zonë. Largimi i të rinjve vijon të mbetet fenomen shqetësues, ndërsa për ata që se kanë mundësinë e largimit detyrohen nënshtrohen skamjes.

Ndihma ekonomike nuk ju del as për të mbyllur javën, ndërsa shume familje e mbajnë veten falë ndihmave kryesisht në ushqime që u sjellin të afërmit që jetojnë në fshat. Banorët e kësaj treve shprehen se rivënia ne funksion e uzinës së bakrit do të ishte një mundësi e mirë për banorët e kësaj për të jetuar me dinjitetet.

Kreu i konfederatës së Sindikatave, Kolë Nikollaj, i kontaktuar për ktë shqetësim u shpreh se e njëjta panorame si në Rubik është në gjithë Mirditën dhe Shqipërinë Verilindore

Nikollaj shton se rivënia në funksion e industrisë është e vetmja formë për ta nxjerre Shqipërinë 0 veriut nga kthetrat e varfërisë.

Ai i bëri apel qeverisë të kthejë sytë nga këto treva

Kolë Nikollaj u shpreh se të rinjtë duhet të marrin arsim profesional pasi ka mjaft kompani të huaja që kërkojnë punonjës tw specializuar.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.