Rritet akciza ​e duhanit, 7 lekë për paketë

0

Çmimi i cigareve pritet të rritet sërish pas janarit, kjo pasi qeveria do të rrisë sërish akcizën për duhanin. Kjo u konfirmua nga ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj, teksa prezantoi projektbuxhetin 2018 pranë Konferencës së Kryetarëve.

“Akciza e cigares do të rritet. Duhej të ishte 10 lekë për paketë, por kemi menduar një rritje pak më të butë 7 lekë për paketë.”, tha Ahmetaj

Ministri detajoi aksionin e qeverisë për kompensimin e pronarëve dhe vjedhësit e ujit.

40 milion dollarë, 4 miliard lekë çdo vit të vendosur me një trajektore ngjitëse për të shkuar 5 miliard lekë në vitet që vijnë për të kompensuar pronarët. Reforma  ujit pas asaj të energjisë do të fillojë në janar.”, u shpreh Ahmetaj.

Sipas ministrit të financave, bizneset vërtetë të vegjël do të ngelen jashtë skemës së TVSH-së.

Pragu i TVSH do të fusë në skemë 11 mijë taksapagues, 216 mijë do ngelin të përjashtuar, ata që janë realisht të vegjël.”, tha Ahmetaj.

Ministri tha se ky projektbuxhet do të ulë borxhin publik.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.