Rrethohet sërish parku i lojrave

0

Që herët në mëngjes, hekurat e shkatërruar ishin veccuar për t’i lënë vendin rrethimit të perimetrit me shiritë.

Të tjerë punëtorë, vazhduan me gërmimet.
Makineritë e dëmtuara një ditë më parë, nuk kishin lëvizur nga vendi…
Ndonëse brenda zemrës së parkut punohej, qytetarët nuk u penguan të futen në kantier.
Ndërtimin e parkut të lojrave nga Bashkia e Tiranës, partia demokratike e ka lidhur me ngritjen e një tjetër objekti. Përmes disa dokumentave të publikuar thuhet se sipas masterplanit, së bashku me këndin e lojrave brenda kodrave të liqenit do të ndërtohet edhe një bar kafe “Grand”.
Bashkë me këtë denoncim, përfaqësues të PD-së kallzuan sot në prokurori kryebashkiakun Veliaj.
Nga ana tjetër, Bashkia e Tiranës është shprehur e vendosur për të ccuar deri në fund projektin e parkut të lojrave, pasi sipas saj, jane respektuar procedura ligjore te miratimit te projektit  marrjes së lejes për ndërtimin dhe informimin e publikut.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.