Rreth 20 familje shqiptare të demtuara nga uragani Harvey në Hjuston

0

Hjustoni është i gjithi i përmbytur dhe rreziku nuk ka kaluar ende, pasi pritet që në disa zona të ketë sërisht reshje të mëdha shiu ditën e sotme.

Komuniteti shqiptar në Hjuston është i vogël në numër, rreth 500-600 familje dhe shumë prej tyre janë prekur nga kjo katastrofë natyrore.

Nëpërmjet një statusi në Facebook Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber, shkruan se ka kontaktuar me me drejtuesit e organizatës Arberia Houston dhe se të paktën 20 familje shqiptare janë prekur totalisht nga uragani duke iu rrembyer shtëpitë, makinat, dhe të gjithë pasurinë që kanë.

Statusi i plotë i Floreta Faber, ambasadroja e Republikës së Shqipërisë në SHBA
E prekur thellësisht për sa kam ndjekur përditësimin e ngjarjeve, ju drejtohem të gjithëve bashkëkombasve të mi, ju që po vuani pasojat e natyrës bashkë me të gjithë pjesën tjetër të popullsisë amerikane që jeton dhe punon në Hjuston dhe rrethinat e tij.

Nga kontaktet me autoritetet kemi mësuar se deri tani nuk ka patur fatalitete ndërmjet familjeve shqiptare. Kam kontaktuar me drejtuesit e organizatës Arberia Houston dhe jam informuar se janë të paktën 20 familje shqiptare të prekura totalisht nga kjo fatkeqësi natyrore duke iu rrembyer shtëpitë, makinat, dhe të gjithë pasurinë që ato kanë.

Së pari, shpresoj thellësisht që të gjithë të mbeteni jashte rrezikut për jetën! Qyteti i Hjustonit është akoma nën kërcënimin e faktorëve të natyrës, por edhe nën gjëndje emergjence për arsye të rritjes së kriminalitetit në qytet.

Ju inkurajoj të bëni atë që shqiptarët bëjnë më mirë, të qëndroni sa më afër dhe ndihmoni njëri-tjetrin. Mos u ndjeni se jeni larg vendit, të afërmve apo miqve tuaj. Ju siguroj që vëmendja jonë është atje në Hjuston!

Kontaktet e Ambasadës në Uashington 202.223.4942, embassy.ë[email protected] numri i emergjencës 202.758.9526 janë të hapura për cdo informacion apo për t’u lidhur me familjarët tuaj. Do ju vëmë në dispozicion të gjitha sa ne kemi mundësi.

Jemi me mendje dhe me zemër bashkë me Ju!

Floreta Faber

Ambasador e RSH në Shtetet e Bashkuara

ambasadorja

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.