Roza Lati sherroset në plazh për qenin

0

Vajza e aktores së njohur të humorit, Rita Lati, roza këtë rradhë është përfshirë në një sherr me një nga pushueset në plazhin ku dhe Roza po bën pushimet.

Shkak i sherrit është bërë pikërisht qeni i Rozës, të cilin moderatorja e ka marrë në plazh dhe siç të gjithë e dimë, ajo nuk e lë asnjëherë vetëm.

Por qeni është bërë problem për pushuesit e tjerë të cilët kanë reaguar.

Roza, përmes një videoje që ka postuar në instagramin e saj, ku ka etiketuar edhe zonjën që po reagonte për praninë e qenit të Rozës në plazh.

Të jesh në plazh për qefin tënd dhe të kesh një grua atje përtej, shikoje atë gruan… ajo po na bënte ligjin hiqe qenin o unë o qeni në plazh, hiqe qenin nuk duhet të rrijë qeni në plazh”, thotë Roza në video.

Në fakt, Rozës nuk i ka interesuar aspak “kërcënimi” i zonjës, ajo sërisht vendos të mbajë qenin.

Të gjithë e njohim dashurinë e saj për kafshët, madje u përfshi dhe në një çështje gjyqësore vetëm pak muaj më parë.

roza lati

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.