Roja bregdetare greke hap zjarr ndaj anijes turke

0

Një anije mallrash që lundronte në flamurin turk i është vënë nën zjarr nga anijet e rojës bregdetare greke në Detin Egje.

Lajmin e bërë të ditur televizioni turk NTV, pa dhunë ende shumë detaje të tjera.

Anija e quajtur “ACT” thuhet se u ngarkua në portin turk të Iskenderun dhe po lëvizte në drejtim të Gjirit të Izmitit në detin Marmara.

Gjatë lundrimit në Detin Egje, anijes turke iu kërkua nga anijet greke të rojës bregdetare që të kalonte në portin e ishullit greke të Rodosit për inspektimin e ngarkesave.

Kapiteni turk thuhet se injoroi thirrjen, gjë që çoi në hapjen e zjarrit ndaj transportuesit nga rojet bregdetare greke.

Kapiteni i anijes Sami Kalkavan tha se ka të paktën 16 vrima të shkaktuara nga plumbat në mjetin lundrues, ndërsa ekuipazhi ishte i padëmtuar pavarësisht nga rreziku i madh, citon e përditshmja turke “Daily Sabah”.

Në një deklaratë fillestare, Ministria e Jashtme e Turqisë tha se Ministria është në kontakt me autoritetet përkatëse.

Dy anije të rojes bregdetare turke u dërguan në zonë.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.