Rishqyrtimi i dosjeve problemi i gjykatave shqiptare

0

Gjykimi në mungesë trumbetohej si një nga ngërçet më të mëdha të drejtësisë, e pas ndryshimeve ligjore, të gjitha trupat gjyqësore duket se janë ndërgjegjësuar. Nuk dihet nëse më shumë për të respektuar të drejtat e njeriut, apo për t’iu bindur reformës.

Siç rezulton deri më tani, shkallët e para të gjykatave po përballen me fluks dosjesh për t’u rishikuar, që përcillen nga Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Lartë. Më të fundit janë precedenti i të pandehurit Kozma Laçka, i akuzuar si trafikant droge gjatë operacionit të bujshëm “Potel al”, i cili do të rigjykohet te Krimet e Rënda pikërisht për shkak të mungesës para drejtësisë.

Edhe dosja “Brahimaj” është rikthyer nga Gjykata e Lartë, me argumentin se pala e paditur nuk ka qenë e pranishme gjatë procesit që shqyrtoi sekuestrimin e një hoteli me vlerë 1.5 milionë euro në qytetin e Vlorës.

Kjo pasuri dyshohej si kishte si burim trafikun e drogës, përderisa njëri nga pronarët e vrarë gjatë vitit 2014 ishte aktiv në këtë fushë. Surpriza më e fortë vjen nga Gjykata Kushtetuese, e cila i ka rikthyer drejtësisë rigjykimin sesi u konfiskuan asetet prej 3 milionë eurosh, të kaluara për llogari të shtetit në zbatim të ligjit Antimafia.

Asetet, kryesisht truaj dhe apartamente, nuk justifikoheshin nga 3 kërkuesit Petrit Muçaj, Ervehe Muçaj dhe Liljana Thomaj, të cilët janë të afërm të një trafikanti heroine të dënuar në Zvicër. Por në konsideratën e gjykatës, kërkuesit janë gjykuar në mungesë dhe në këtë mënyrë, familjes Muçaj i është cënuar e drejta e qasjes në gjykatë.

Në fakt, kërkuesja Liljana Thomaj-Muçaj pretendon në këtë fazë të gjykimit se drejtësia, edhe pse i ka caktuar një avokat kryesisht, nuk e ka njoftuar, duke mos i dhënë të drejtën e përfaqësimit. Kjo kapje proceduriale pritet të hapë precedentin edhe për dosje të tjera të forta, ndërkohë që me ndryshimet e reja ligjore, nëse konstatohet mungesa e palës së paditur shtrohet opsioni i pezullimit të gjykimit deri në një vit.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.