Rikthehet minibusi legjendar i Volkswagen

0

Kompania gjigande, Volkswagen që prej vitit 2015 është duke shqyrtuar idenë e prodhimit të minibusit të  famshëm, i preferuari i hipive rreth viteve 60-70.

Por kjo ide do të realizohet shumë shpejt dhe këtë e ka konfirmuar, drejtori Herbert Dies.

“Veturat emotive janë shumë të rëndësishme për markën tonë. Ne do të vazhdojmë të prodhojmë “bubën”, e në veçanti atë të dedikuar për tregun amerikan. Por do të punojmë edhe në prodhimin e “minibusit”, ka deklaruar Dies.

Ky minibus ka qenë vetura e preferuar e gjeneratës së hipive dhe të atyre që pëlqejnë të shëtisin me vetura klasike.

Minibusi do të rikthehet në jetë si pjesë e I.D. Buz që futet në kategorinë e veturave elektrike dhe koncepti i ri i kësaj veture është prezantuar në panairin e veturave në Detroit.

Adhuruesit e kësaj veture elektrike, do të mund të shijojnë vozitjen me këtë “minibus” që me një mbushje të baterisë përshkon 483 klm.

Share.

About Author

Leave A Reply