Rihapet Monument Natyror Tuma ilire e Kamenicës

0

Pasi ishte lënë larg vëmendjes së investimeve dhe ndërhyrjeve për një kohë të gjatë, Tuma Ilire në Kamenicë të Korçës do të rihapë dyert dhe do të vihet në funksion të plotë të turistëve dhe vizitorëve. Aseti i pasur arkeologjik ku gjenden mbi 400 varre të shek XII p.e.s, prej disa ditësh i është nënshtruar ndërhyrjeve të cilat do të bëjnë të mundur që ky sit arkeologjik të ketë vendin e vet mes pikave të rëndësishme dhe me vlerë për t’u vizituar.

Ndërhyrja ka nisur me investimin dhe bashkëpunimin e Bashkisë Korçë me Drejtorinë e Monumenteve të Kulturës. “Jemi duke ndërhyrë për ti rikthyer Tumës prestigjin e duhur si një prej objekteve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore.

Puna konsiston në rehabilitimin e terrenit ku ndodhet tuma. Zëvendësimin e të gjithë elementeve të degraduara me kalimin e kohës, pastrimin e bimësisë spontane dhe vendosjen e sinjalistikës me standarde njësoj si në të gjitha objektet e tjera të trashgimisë në rajon”, shprehet Gjergji Koki, drejtor i monumenteve të kulturës.

Tuma ilire në Kamenicë është i vetmi Monument Natyror me vendvarrime prehistotike në Ballkan, në të cilën u evidentuan 400 varre, mbetje skeletorë të 430 individëve dhe më shumë se 3500 objekte. Varret më të hershëm të saj i përkasin periudhës së bronzit të vonë rreth shek XII p.e.s.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.